Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

ËSHTË MBAJTUR TAKIMI I RADHËS I KËSHILLIT PROKURORIAL TË KOSOVËS, 30 JANAR 2015

Prishtinë, 30 janar 2015 - Është mbajtur takimi i tetëdhjeteshtatë i jashtëzakonshëm i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe njëherësh  Kryetarit i Këshillit, Sylë Hoxha.

Në takimin e tetëdhjeteshtatë të Këshillit Prokurorial të Kosovës, si pikë e vetme e rendit të ditës ishte “shqyrtimi i procesit të zgjedhjes së Kryeprokurori të Shtetit ”.

Anëtarët e Këshillit Prokurorial diskutuan për punët që janë bërë deri me tani në procesin që ka filluar për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, ndërsa u pajtuan që procesi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit të vazhdojë me hapa të shpejt, por gjithmonë, siç thanë ata, duke respektuar afatet kohore të parapara me aktet ligjore të cilat rregullojnë procedurën e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.

Po ashtu, anëtarët e Këshillit kanë marrë vendim për të sqaruar kërkesën e dërguar në Agjensionin Kosovare të Inteligjencës (AKI), për verifikim të kandidatëve për Kryeprokurorë të Shtetit. Me 7 vota pro dhe një abstenim, anëtaret e Këshillit kanë vendosur që Agjensionit Kosovare të Inteligjencës, t’i sqarohet, se kërkesa e dërguar të AKI-ja për verifikimin e kandidatëve për Kryeprokurorë të Shtetit, të trajtohet si verifikim për ndarjen e informacioneve për kandidatët që kanë konkurruar për Kryeprokurorë të Shtetit.

Anëtaret e Këshillit Prokurorial kanë vendosur që mbledhja e ardhshme e Këshillit Prokurorial të Kosovës, të mbahet më 7 shkurt 2015, nga ora 11:00..