Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Diskutohen draftet e dy rregulloreve

Prishtinë, 17 prill 2019 - Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës ka mbajtur takimin e radhës, të cilin e ka udhëhequr Kryesuesi i këtij komisioni, Zejnullah Gashi, me ç’rast kanë marrë pjesë edhe Drejtori i Sekretariatit të Këshillit, Lavdim Krasniqi, përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar.

Ndër pikat kryesore të rendit të ditës për diskutim në këtë takim ishin drafti i Rregullores për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores nr.08/2016 për emërimin e kryeprokurorëve, draft ky, i cili është plotësuar në harmoni me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e votimit dhe drafti i Rregullores për procedurën e ndërmjetësimit të rasteve nga prokuroritë e vendit, e cila rrjedh nga Ligji për Ndërmjetësim, gjë që ka obliguar Këshillin Prokurorial të hartojë një rregullore të veçantë për referim të rasteve në procedurë të ndërmjetësimit.

Pas diskutimeve të këtyre dy rregulloreve, Komisioni për Çështje Normative vendosi t’i propozojë Këshillit Prokurorial miratimin e tyre në takimin e tij të radhës.