Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

U.D. Kryeprokurori i Shtetit takoi Ministren e Drejtësisë

 

Prishtinë, 10 Nëntor 2023 - Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, sot ka takuar Ministren e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, më të cilën janë diskutuar çështjet e interesit të përbashkët.

Në takim, ne veçanti u diskutua për ligjin e ri për parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje - mbrojtësit e viktimave, gjegjësisht për nevojën e rritjes së numrit të tyre, bashkëpunimin me Institutin e Mjekësisë Ligjore, Agjencinë e Kosovës për Forenzikë dhe Forenzikën Psikiatrike.

Po ashtu, u diskutua edhe për ndërmjetësimin, nevojën e shtimit të numrit të prokurorëve në raport me numrin e gjyqtarëve, objektet e prokurorisë në Mitrovicë dhe Prizren si dhe çështje të tjera më rëndësi të bashkëpunimit ndër-institucional.

Gjithashtu, palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në kuptim të adresimit dhe jetësimit të reformave në drejtësi.