Sekretariati Aktivitetet Single - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Drejtori i Sekretariatit ka filluar vizitat nëpër prokurori

Prishtinë, 07 shkurt 2018 – Drejtori i Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi, i shoqëruar nga udhëheqësi i Departamentit për Burime Njerëzore, Prokurim dhe Administratë, ka filluar vizitat nëpër të gjitha prokuroritë e Republikës së Kosovës.

Qëllimi i këtyre vizitave do të jetë njohja nga afër me punët dhe nevojat e prokurorive e që janë të lidhura me kompetencat e Sekretariatit.

Gjatë vizitave të bëra në Prokurorinë e Gjilanit dhe Ferizajt, drejtori Krasniqi është njoftuar për disa procese me specifike që kanë filluar të implementohen në sistemin prokurorial të Kosovës, siç janë: sistemi elektronik për menaxhimin elektronik të veturave, projekti për menaxhimin elektronik të lendeve, por edhe për kushtet e punës, sigurinë në objekte dhe nevojat tjera për mbarëvajtjen dhe realizimin e objektivave të prokurorive.

Drejtori Krasniqi gjatë ditëve në vijim do të vizitojë edhe prokuroritë tjera të Republikës së Kosovës.

slider-img