Sekretariati Aktivitetet Single - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Takim i përbashkët i udhëheqësve të departamenteve të Sekretariatit dhe administratorëve të prokurorive

Prishtinë, 26 janar 2018 - Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, ka mbajtur takim të përbashkët me udhëheqësit e departamenteve të Sekretariatit dhe administratorët e prokurorive.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për funksionalizimin e sistemit të menaxhimit të veturave, ku sipas drejtorit Krasniqi, ky sistem do të ndikojë në menaxhimin më efikas të përdorimit të veturave në sistemin prokurorial.

Po ashtu, është biseduar edhe për vlerësimin e performancës së stafit për vitin 2017, nevojat që prokuroritë kanë për funksionim dhe organogramët e prokurorive.

Drejtori Krasniqi, gjatë këtij takimi me udhëheqësit e departamenteve të Sekretariatit dhe administratorët e prokurorive, ka diskutuar edhe akomodimin e stafit të ri, kërkesat për avancim dhe raportet vjetore.

slider-img