Sekretariati Aktivitetet Single - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Tryezë pune rreth planifikimit për vitin 2018

Prishtinë, 22 dhjetor 2017 – Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës ka organizuar tryezë me temë: “Planifikimi i punëve për vitin 2018.”

Në këtë tryezë kanë marrë pjesë njësitë e Sekretariatit të KPK-së, Njësiti për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorive, Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave dhe administratorët e prokurorive.

Gjatë tryezës është punuar në hartimin e planeve të punëve, të cilat parashohin planifikimin e personelit, përgatitjen e organogrameve të prokurorive, përshkrimin e proceseve të punës, përcaktimin e aktivitete dhe afateve kohore për menaxhimin e administratës së sistemit prokurorial.

Në fund, pjesëmarrësit prezantuan planet e punuara dhe pas diskutimeve e rekomandimeve të  dhëna, u bë finalizimi i planeve të punës së të gjitha njësive organizative të sistemit prokurorial.

slider-img