Sekretariati Aktivitetet Single - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Drejtori i Sekretariatit mbanë takimin e radhës me administratorët e prokurorive

Prishtinë, 14 prill 2017 – Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Lavdim Krasniqi, ka zhvilluar takim të përbashkët me udhëheqësit e njësive organizative të Sekretariatit të KPK-së dhe administratorët e të gjitha prokurorive. 

Gjatë këtij takimi është biseduar për rishikimin e buxhetit të vitit 2017 dhe kërkesat buxhetore për vitin 2018. Po ashtu, është biseduar për punët dhe procedurat që janë duke i implementuar Divizioni i Burimeve Njerëzore dhe ai i Shërbimeve të Përgjithshme, e që lidhen me kërkesat dhe nevojat e prokurorive.

Me këtë rast, drejtori Krasniqi ka kërkuar avancim të komunikimit të brendshëm, në këtë rast në relacionin sekretariat–administratorë, me qëllim të koordinimit dhe ngritjes së efikasitetit në realizimin e objektivave të punës.

slider-img