Sekretariati Aktivitetet Single - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Drejtori i Sekretariatit mbanë takimin e radhës me stafin

Prishtinë, 11 prill 2017 – Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Lavdim Krasniqi, ka zhvilluar takimin e radhës me stafin e gjitha njësive të Sekretariatit të KPK-së.

Gjatë këtij takimi është biseduar për punët që janë duke u zhvilluar në kuadër të sekretariatit, ecurinë e realizimit të planeve vjetore të njësive dhe për ngritjen e komunikimit të brendshëm.

Me këtë rast, drejtori Krasniqi ka njoftuar stafin e sekretariatit me aktivitetet që janë duke u realizuar në të gjitha njësitë, ndërsa ka kërkuar avancim të komunikimit të brendshëm, me qëllim, siç tha ai, të koordinimit dhe ngritjes së efikasitetit në realizimin e objektivave të punës.

slider-img