Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i radhës i Komisionit për Administrimin e Prokurorive

Prishtinë, 24 nëntor 2021 – Komisioni për Administrimin e Prokurorive, i udhëhequr nga kryesuesi Veton Shabani, ka mbajtur takimin e radhës, me ç’rast ka diskutuar një sërë pikash të parapara me rendin e ditës.

Në këtë takim fillimisht është prezantuar Raporti i Prokurorisë Themelore të Gjakovës për hapat e ndërmarrë për harmonizimin e regjistrave të statistikave, të cilat raportohen nga Shkrimorja dhe ato që raportohen nga prokurorët. Në këtë aspekt, u tha se deri në fund të këtij viti do të angazhohen personat kompetentë për përmirësimin eventual të këtyre të dhënave.   

Gjithashtu, në takim e sotëm u raportua nga Grupi punues për monitorimin e zbatimit të Sistemit Elektronik për Menaxhimin e Rasteve (SMIL) në prokuroritë e vendit për vizitat që ka realizuar ky grup nëpër prokurori, ku ka identifikuar sfidat në zbatimin e  SMIL-it dhe ka rekomanduar që të bëhen përmirësimet e nevojshme. Ky grup do të vazhdojë punën edhe në të gjitha prokuroritë e tjera.  

Për më tepër, anëtarët janë njoftuar lidhur edhe për zhvillimet sa i përket pilotprojektit për largimin e regjistrave fizikë në Prokurorinë Themelore të Ferizajt.