Kryeprokurori Buzhala priti në takim Hetuesit e Drejtorisë Rajonale në Gjakovë
Gjakovë, 15 tetor 2021 – Me ftesë të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala, sot është mbajtur takimi me Drejtorinë Rajonale të Hetimeve në Gjakovë, të udhëhequr nga Udhëheqësi i Njësisë së Hetimeve, Bekim Avdija.
Të pranishëm në takim ishin dhe prokurorët e kësaj prokurorie, dhe hetuesit nga Drejtoria Rajonale e Hetimeve në Gjakovë, të cilët do të jenë të angazhuar në procesin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor 2021.
Temë diskutimi ishte bashkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve, përmes planeve të përbashkëta të këtyre institucioneve, për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve lokale, si dhe , Kryeprokurori Buzhala nga të pranishmit kërkoj bashkëpunim dhe koordinim të gjitha veprimeve të nevojshme për këtë proces zgjedhor si një proces mjaftë i rëndësishëm për vendin.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të veprojë ndaj shkelësve të ligjit, në të gjitha rastet kur përmbushen elementet e veprën penale të paraparë në kapitullin e XVIII të KPRK-së, me të cilat cenohet e drejta e votimit të qytetarëve.