Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

KPK, përfituese e projektit të Korporatës së Sfidave të Mileniumit

Prishtinë, 10 shkurt 2021 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, ka mbajtur një takim online me përfaqësuesit e projektit “Shërbimet e vlerësimit dhe mbikëqyrjes për qasjen e publikut në veprimtarinë e informacionit gjyqësor”, i cili financohet nga Korporata e Sfidave të Mileniumit të SHBA-së, përmes Fondacionit të Sfidave të Mileniumit në Kosovë dhe implementohet nga Kompania e Shërbimeve Ligjore në Kosovë (KLSC).

Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi me ekipin implementues të projektit dhe objektivat e tij.

Lidhur me këtë, Kryesuesi Maloku, tha se Këshilli Prokurorial i Kosovës mirëpret implementimin e këtij projekti do të angazhohet që objektivat e tij të arrihen dhe sistemi prokurorial të përfitojë në shumë drejtime nga ky projekt. 

Objektiva kryesore e këtij projekti, përfitues i të cilit është Këshilli Prokurorial i Kosovës, është vlerësimi i ambientit dhe komponentëve, identifikimi i kufizimeve, parakushteve dhe ofrimi i rekomandimeve konkrete, si dhe ofrimi i udhëzuesit për jetësim dhe zbatim të suksesshëm të sistemit të gjurmimit të lëndëve dhe platformës online të të dhënave.