Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Avancimi i mekanizmave efikasë dhe efektivë, temë diskutimi e Kryesuesit Maloku me drejtuesit administrativë

Prishtinë, 9 shkurt 2021 – Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për avancimin e mekanizmave sa më efikasë dhe efektivë për zhvillimin e punës dhe aktiviteteve të administratës së sistemit prokurorial, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, ka mbajtur një takim pune me Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi dhe Drejtorin e Njësitit për Shqyrtimin e Performansës së Prokurorive, Valon Jupa.

Ndër temat e diskutuara në veçanti ishte zhvillimi i metodologjisë së punës për ofrimin e mbështetjes sa më cilësore për Këshillin Prokurorial dhe Prokurorin e Shtetit.

Gjithashtu, temë diskutimi ishin edhe: finalizimi i Raportit të punës së Këshillit Prokurorial për vitin 2020, përgatitja e raporteve sa më të sakta statistikore dhe çështjet që lidhen me funksionimin e Sistemit Informativ për Menaxhimin e Lëndëve (SMIL).

Në fund të takimit të sotëm, u tha se do të bëhet edhe rishikimi i Planit Strategjik, akt ky institucional, i cili ndikon drejtpërdrejt në ngritjen e një sistemi të qëndrueshëm prokurorial, me anë të një kornize të qartë të punëve, që ndërlidhet me zbatimin e mandatit kushtetues dhe ligjor, si dhe mbështetet në praktikat më të mira ndërkombëtare.