Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i Komisionit për Rishqyrtim të ankesave të aplikuesve në fazën preliminare për prokurorë të rinj të shtetit

Prishtinë, 22 prill 2024

Komisioni për Rishqyrtim të ankesave të aplikuesve për prokurorë të rinj të shtetit, i kryesuar nga anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, z.Arian Gashi, në përbërje të të cilit janë edhe Prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, z.Bahri Hyseni dhe anëtari rezervë, Prokurori në Prokurorinë e Apelit, z.Arben Ismajli, ka mbajtur një takim për t’i trajtuar ankesat e aplikuesve ndaj rezultatit të përzgjedhjes preliminare nga Komisioni për Rekrutim.

Këshilli Prokurorial i Kosovës do të njoftojë me kohë për procedurat e tjera të procesit të përzgjedhjes së prokurorëve të rinj në sistemin prokurorial.