Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Qasja proaktive në fushën e komunikimit publik, temë e diskutimit të Drejtorit të Përgjithshëm të SKPK-së me zyrtarët për komunikim në sistemin prokurorial

Prishtinë, 17 prill 2024

Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (SKPK), z.Sami Istrefi, ka mbajtur një takim pune me zyrtarët e shërbimit të komunikimit publik në sistemin prokurorial.   

Fillimisht në këtë takim është diskutuar për zbatimin e konkluzioneve të takimit paraprak, të cilat kanë të bëjnë me avancimin e mëtejshëm të komunikimit publik nëpër prokuroritë e vendit, duke i dhënë një rol prioritar ofrimit të shërbimeve cilësore dhe efikase për publikun e gjerë nga ana e Këshillit Prokurorial, Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe prokurorive të vendit.

Drejtori i Sekretariatit, z.Istrefi, ka konfirmuar angazhimin e tij për krijimin e kushteve sa më të mira të punës, në mënyrë që të kryhen me sukses detyrat dhe objektivat e përcaktuar në procesin e përditshëm të punës së zyrtarëve për komunikim publik.

“Qëllimi, synimi dhe angazhimi ynë i përbashkët është që të arrijmë qasje sa më proaktive në fushën e komunikimit me publik”, ka thënë z.Istrefi në takimin e sotëm.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi është raportuar edhe për zhvillimin dhe dizajnimin, si dhe lansimin e uebportalit të ri, që pritet të bëhet në javët e ardhshme, me ç’rast u tha se ky portal i financuar nga UNDP-ja do të ofrojë një qasje shumë më të lehtë në informacionet dhe dokumentet publike të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës.