Kryeprokurori Shala priti në takim pjesëtarë të KFOR – it zviceran
Prizren, 05 Prill 2024 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, ka pritur sot në takim përfaqësues të njësisë ushtarake të KFOR-t zviceran.
Fillimisht, Kryeprokurori Shala i’u shprehu mirëseardhje të pranishmëve dhe i falenderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm. Të njëjtit, i njoftoi për organizimin dhe funksionimin kushtetues të Prokurorisë së Prizrenit, me punët sfidat si dhe synimet e kësaj prokurorie.
Po ashtu, u diskutua bashkëpunimi me insitucionet tjera të drejtësisë, transparenca dhe qasja e qytetarëve në prokurori, si dhe takimet me qytetarë.
Në fund të këtij takimi, palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.