Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i parë i Komisionit Këshillëdhënës për Etikën e Prokurorëve

Prishtinë, 27 mars 2024

Në kuadër të zbatimit të Rregullores 01/2023 për Komisionin Këshillëdhënës për Etikën e Prokurorëve, Komisioni Këshillëdhënës për Etikën e Prokurorëve i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i caktuar nga ana e KPK-së dhe që kryesohej nga prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Lulzim Sulejmani, ka mbajtur takimin e parë sipas agjendës së paraparë, në të cilin morën pjesë edhe anëtarët Agron Qalaj dhe Sheribane Selimi-Muçaj, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, Sami Istrefi dhe Koordinatori i Komisioneve të Përhershme të KPK-së, Besim Kusari.

Rrjedhimisht, në takimin e sotëm, anëtarët e këtij komisioni trajtuan procedurat për dhënien e opinioneve dhe diskutuan për çështjet e angazhimit konkret për funksionalizmin sa më të shpejtë të këtij trupi institucional, përfshirë fillimin e vlerësimeve dhe respektimin e afateve të parapara ligjore dhe nënligjore për dhënien e opinioneve përkatëse.

Me këtë rast është diskutuar për zbatimin e transparencës publike nga ana e Komisionit Këshillëdhënës për Etikën e Prokurorëve në KPK, edhe përmes krijimit të hapësirës së veçantë në faqen zyrtare të Këshillit, ku do të publikohen opinionet e ndryshme, të nxjerra gjatë proceseve të punës.