Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet ceremonia e dorëzimit dhe pranimit të detyrës së Zëvendëskryesuesit të Këshillit Prokurorial

Prishtinë, 2 shkurt 2024 - Në ambientet e Këshillin Prokurorial të Kosovës, me anë të një ceremonie zyrtare, znj.Jehona Grantolli pranoi detyrën e Zëvendeskryesueses së KPK-së nga z.Veton Shabani, ish-Zëvendëskryesues i Këshillit Prokurorial.

Në fjalën e tij përshëndetëse, z.Veton Shabani uroi znj.Jehona Grantolli që të ketë suksese në pozitën e Zëvendëskryesueses së sapozgjedhur të KPK-së, duke shprehur mirënjohjen e tij për bashkëpunimin, angazhimin dhe përkushtimin e administratës së KPK-së në procesin e punës.

Pas pranimit solemn të detyrës, Zëvendëskryesuesja Grantolli falënderoi z.Shabani për angazhimin e pakursyer të tij dhe kontributin e dhënë për sistemin prokurorial.

Znj.Grantolli u zgjodh Zëvendëskryesuese në Takimin e 241-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe mandati i tij është dyvjeçar (2024-2025).

Ndërkaq z.Shabani u zgjodh Kryesues i Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve.