Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryesuesi i Komisionit për Administrimin e Prokurorive të KPK-së priti në takim Asistenten Ekzekutive të Zyrës së Prokurorit të Shteteve të Bashkuara për Qarkun Verior të Ilionis-it

Prishtinë, 25 janar 2024- Kryesuesi i Komisionit për Administrimin e Prokurorive, z. Veton Shabani, së bashku me anëtaren e Komisionit, znj.Sevdije Morina, ka pritur në takim Asistenten Ekzekutive të Zyrës së Prokurorit të Shteteve të Bashkuara për Qarkun Verior të Ilionisit, znj. Meghan Morrisey, e cila shoqërohej nga Këshilltari Rezident Ligjor në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, z. Erin Cox dhe Zyrtarja e Lartë Ligjore në OPDAT, znj. Benina Kusari.

Z.Shabani falënderoi znj. Morrisey për vizitën e saj, duke vlerësuar lart ndihmën dhe përkrahjen sistematike të Ambasadës së SHBA-së dhënë institucioneve prokuroriale në funksion të forcimit të sundimit të ligjit, si dhe e informoi atë për aktivitetet e Komisionit, me qëllim të ngritjes se efikasitetit të punës, ngritjen e kualitetit të të dhënave dhe digjitalizimin e punës në sistemin prokurorial me anë të përdorimit të SMIL-it, si dhe synimet e përgjithshme për avancimin e punës në prokuroritë e vendit.  

Gjatë takimit të sotëm të Kryesuesit të Komisionit për Administrimin e Prokurorive dhe anëtarëve të këtij komisioni me eksperten amerikane është diskutuar edhe për menaxhimin dhe përformancën e prokurorive të vendit dhe për përmbushjen efikase dhe efektive të detyrave të punës dhe përvetësimin e njohurive në lidership dhe menaxhim.