Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori Enis Gashi, priti në takim Asistenten Ekzekutive të Zyrës së Prokurorit të Shteteve të Bashkuara për Qarkun Verior të Ilionis, znj. Meghan Morrisey dhe përfaqësues nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë

 

Gjakovë, 24 Janar 2024 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore Gjakovë, z. Enis Gashi, ka pritur në takim Asistenten Ekzekutive të Zyrës së Prokurorit të Shteteve të Bashkuara për Qarkun Verior të Ilionis, znj. Meghan Morrisey, Këshilltarin Rezident Ligjor në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, z. Erin Cox dhe Specialisten e Lartë Ligjore në OPDAT, znj. Benina Kusari.

Gjatë ketij takimi Kryeprokurori Gashi, me të pranishmit ka diskutuar për menaxhimin dhe performancën e prokurisë, për sfidat dhe arritjet e prokurorisë, trajtimi i rasteve të dhunës në familje, rastet e veprave penale kundër intergitetit seksual, duke u ndërlidhur me nevojat për trajnime shtesë për prokuror, në lidhje me veprat penale të ndryshme me qëllim të avancimit në hetime dhe zgjidhjen e rasteve dhe rekomandimet të cilat synojnë ta avancojnë punën e kësaj prokurorie.

Kryeprokurori ka falënderuar znj. Meghan Morrisey, fillmisht që ka ndarë përvojën dhe eksperiencën e saj lidhur më shkathtësitë në lidershipin, si dhe për vizitën, duke vlerësuar përkrahjen e vazhdueshme të Ambasadës së Shteteve të  Bashkuara të Amerikës në sundimin e ligjit.