Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së priti në takim njohës përfaqësueset e Sektorit të Sundimit të Ligjit në Ambasadën e Britanisë së Madhe

Prishtinë, 17 janar 2024 – Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, z.Sami Istrefi, ka pritur në takim njohës përfaqësueset e Sektorit të Sundimit të Ligjit në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Prishtinë, znj. Margaret Belof dhe znj Altina Besimi.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi për bashkëpunimin e deritashëm dhe gjetjen e mënyrave për ofrimin e mbështetjes dhe bashkëpunimit të nevojshëm në proceset e ardhshme që kanë për qëllim tejkalimin i vështirësive dhe sfidave në administratën e sistemit prokurorial.

Paraprakisht, Drejtori i Përgjithshëm i SKPK-së, z.Sami Istrefi, falënderoi Udhëheqësen e Sektorit të Sundimit të Ligjit në Ambasadën Britanike, znj.Margaret Belof dhe zyrtaren e këtij sektori, znj.Altina Besimi, për kontributin e dhënë drejt avancimit të proceseve të administratës së sistemit prokurorial, duke kërkuar njëkohësisht përkrahjen e tyre të mëtejshme në aktivitetet e planifikuara për vitin 2024.

Përfaqësueset e Ambasadës Britanike, theksuan me këtë rast se do të vazhdojë ky bashkëpunim, siç është parashikuar në kuadër të projekteve të përbashkëta dhe projekteve të tjera për sistemin e drejtësisë me anë të ofrimit të ekspertizës së nevojshme.

Drejtori i Përgjithshëm dhe përfaqësueset e Ambasadës Britanike u pajtuan në përmbyllje të takimit të sotëm për koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta për adresimin efikas të çështjeve strategjike, të cilat ndërlidhen me përmirësimin e cilësisë së shërbimeve administrative.