Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe Drejtori i Sekretariatit të KPK-së diskutojnë për avancimin e punës në administratën e institucionit të Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 12 Janar 2024 – Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka zhvilluar takim zyrtar me Drejtorin e ri të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Sami Istrefi.

U.D. Kryeprokurori Kelmendi dhe Drejtori Istrefi patën diskutime përmbajtjesore dhe konkrete lidhur me progresin, të arriturat, sfidat dhe nevojat të cilat i ka institucioni i Prokurorit të Shtetit.

Më këtë rast, Drejtori i Sekretariatit të KPK-së, z. Istrefi ka njoftuar U.D. Kryeprokurorin Kelmendi, me vizionin, planin dhe reformat që synon që t’i ndërmerre brenda mandatit dhe përgjegjësive të tij, me qëllim të konsolidimit të një administrate sa më profesionale, efikase dhe llogaridhënëse e cila do të avancojë punën e institucionit të Prokurorit të Shtetit në realizimin e mandatit kushtetues dhe ligjor.

Në këtë drejtim, U.D. Kryeprokurori i Shtetit, z. Besim Kelmendi, i ka ofruar mbështetje të plotë Drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Sami Istrefi, në përmbushjen e objektivave dhe qëllimeve të tij të cilat kanë për synim ngritjen dhe fuqizimin e Sistemit Prokurorial të Kosovës.   

Pjesë e diskutimeve të përbashkëta ndërmjet U.D. Kryeprokurorit të Shtetit dhe Drejtorit të Sekretariatit të KPK-së ishte edhe plotësimi i nevojave dhe kushteve i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave të Krimit, me ç’rast Drejtori Istrefi ka potencuar se është duke bërë përpjekje të vazhdueshme brenda mundësive ligjore dhe buxhetore që t’i plotësojë kërkesat dhe nevojat e kësaj zyre.