Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së priti në një takim U.D.Menaxherin e ZMNV-së

Prishtinë, 12 janar 2024 - Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së (SKPK), z.Sami Istrefi, ka pritur në një takim pune U.D. Menaxherin e Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV), z.Burhan Maxhuni.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi për gjetjen e mënyrave dhe formave për ofrimin e mbështetjes në fuqizimin dhe ngritjen e kapaciteteve, si dhe identifikimin e sfidave dhe tejkalimin e tyre në fushën e përfaqësimit të interesave të viktimave dhe ofrimit të shërbimeve për viktimat e krimit gjatë procedurave ligjore të mbrojtësve të viktimave në prokuroritë dhe gjykatat e vendit.

Drejtori i Përgjithshëm, z. Sami Istrefi, më këtë rast, theksoi se, diskutimet e sotme shprehin përkushtimin e përbashkët për të parë më qartë dhe në perspektivë mbështetjen administrative që do t’i ofrohet ZMNV-së dhe trupave të saj, duke potencuar se tashmë është në proces Plotësimi dhe Ndryshimi i Rregullores për Mandatin, Strukturën, Funksionimin dhe Organizimin e Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, e cila do të ndikojë në avancimin e veprimtarisë dhe resurseve të nevojshme dhe krahas kësaj do të kemi në vëmendje edhe shtimin e veprimeve administrative për të jetësuar konkretisht fuqizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të këtij institucioni prokurorial dhe përgjithësisht për mbrojtësit e viktimave.

Z.Maxhuni, falënderoi për pritjen, duke thënë se mirëpret përkrahjen dhe mbështetjen e ofruar nga Drejtori i Përgjithshëm i SKPK-së, sepse vetëm në këtë mënyrë përforcohet kryerja e detyrave dhe përgjegjësive tona dhe mund të ketë përfaqësimin të denjë të interesave të viktimave të dhunës në procedurat e seancave gjyqësore në Kosovë.

Z.Istrefi dhe z.Maxhuni janë dakorduar që  të punojnë bashkërisht mbi bazën e planifikimeve vjetore, duke identifikuar çështje dhe sfida, me të cilat ballafaqohet ZMNV-ja dhe përgjithësisht mbrojtësit e viktimave.