Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryesuesi Maloku diskuton më përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane për jetësimin e aktiviteteve të planifikuara vjetore 

Prishtinë, 11 janar 2024 - Në kuadër të bashkërendimit të aktiviteteve të përbashkëta në mes të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Kryesuesi i KPK-së, z.Jetish Maloku, priti sot në takim Këshilltarin Rezident Ligjor në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Erin Cox dhe Zyrtaren e Lartë Ligjore në OPDAT, Benina  Kusari. 

Më këta rast, Kryesuesi Maloku, ka diskutuar me përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane për jetësimin e aktiviteteve të planifikuara vjetore për këtë vit, që ndërlidhen me forcimin e zbatimit të ligjit në Kosovë.

Kryesuesi i KPK-së, z.Jetish Maloku, ka shprehur falënderimin e tij për angazhimin e pakursyer të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë në aspektin e ofrimit të ndihmës për fuqizimin e sistemit prokurorial.

Përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane, z.Cox, vlerësoi bashkëpunimin e deritashëm me Këshillin Prokurorial të Kosovës, me ç’rast theksoi përkushtimin për bashkëpunimin e mëtejshëm të Ambasadës Amerikane me KPK-në.