Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryesuesi Maloku priti në një takim lamtumirës drejtuesin e projektit EUKOJUST, z.Volkmar Theobald

Prishtinë, 12 dhjetor 2023 - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, z.Jetish Maloku, së bashku me Zëvendëskryesuesin e KPK-së, z.Veton Shabani, priti në një takim lamtumirës drejtuesin e projektit EUKOJUST, z. Volkmar Theobald, i cili së shpejti do të përfundojë mandatin e tij në kuadër të këtij projekti.

Me këtë rast, Kryesuesi i KPK-së, z.Maloku, falënderoi drejtuesin e Projektit EUKOJUST, z.Theobald, për vizitën e tij, duke thënë se ky projekt ka pasur ndikim të madh në shumë fusha në kuadër të zbatimit të objektivave strategjikë të sistemit prokurorial.

Na ana tjetër, drejtuesi i këtij projekti, z.Theobald, falënderoi Kryesuesin Maloku për pritjen, duke theksuar se do të ketë vazhdimësi të këtij projekti dhe mbështetje të mëtejshme të sistemit prokurorial për forcimin e zbatimit të ligjit në Kosovë.

KPK-ja dhe Projekti EUKOJUST që zbatohet në kuadër të Programit të BE-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë, bashkëpunojnë për zbatimin e objektivave specifike që ndërlidhen fuqizimin e llogaridhënies, transparencës, profesionalizmit, cilësisë, efektivitetit, pavarësisë dhe paanësisë së sistemit prokurial të Kosovës.