Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i parë i Grupit të punës së përdorueseve të SMIL-it në sistemin prokurorial

Prishtinë, 12 dhjetor 2023 - Grupi i punës së përdorueseve të Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL) në sistemin prokurorial, i udhëhequr nga kryesuesja e këtij grupi, prokurorja në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, znj.Sevdije Morina, ka mbajtur takimin e parë, në të cilin morën pjesë anëtarët dhe zyrtarët përkatës të njësive organizative të SKPK-së dhe NJSHPP-së.  

Qëllimi i takimit të sotëm ishte diskutimi për prioritetet e punës, të cilat ndikojnë në zbatimin efikas dhe efektiv të digjitalizimit të plotë të punës dhe angazhimin për largimin e formës së punës manuale të raporteve dhe regjistrave që gjenerohen në SMIL.

Më këtë rast është diskutuar për pyetësorët e SMIL-it që nevojiten për të marrë përshtypjet e përdoruesve në aspektin e përdorimit të SMIL-it dhe avancimin e tij, pyetësorë këta, të cilët janë aprovuar nga grupi punues.

Ndër të tjera, në takimin e sotëm janë shqyrtuar edhe raportet e ndryshme, si dhe ato që ndërlidhen me mekanizmin përcjellës, vlerësimin e perfomancës së prokurorëve dhe të ngjashme.  

Në përfundim të këtij takimi, grupi punues caktoi prioritetet e zhvillimit të raporteve në SMIL, përfshirë edhe afatet kohore për realizmin e tyre.