Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

KPK-ja zgjodhi Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale dhe kryeprokurorët e prokurorive themelore në Prishtinë dhe në Gjakovë

Prishtinë, 11 dhjetor 2023 - Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Jetish Maloku, ka zhvilluar takimin e 238-të me radhë dhe, sipas agjendës, me vetëm tre pika të parapara në rendin e ditës.

Gjatë këtij takimi janë zgjedhur kryeprokurorët e tri prokurorive të rëndësishme të vendit, me ç’rast fillimisht anëtarët e KPK-së votuan me shumicë votash dhe zgjodhën z.Blerim Isufaj edhe për një mandat në krye të Prokurorisë Speciale, duke filluar nga 1 janari 2024.

Gjithashtu, në të njëjtin takim, KPK-ja votoi edhe për zgjedhjen e kandidatit të vetëm për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z.Zejnulla Gashi, prokuror i kësaj prokurorie, i cili u zgjodh me një mandat katërvjeçar, duke filluar nga 1 janari 2024.

Po ashtu, nën pikën tre të këtij takimi, Këshilli votoi edhe për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, z.Enis Gashi, prokuror i kësaj prokurorie, i cili do të udhëheqë këtë prokurori gjatë katër vjetëve të ardhshëm, duke filluar nga 1 janari 2024.

Zgjedhjeve të kryeprokurorëve u kanë paraprirë trajtimi i Raportit të Komisionit për Rishqyrtim dhe dy raporteve të paneleve vlerësuese.