Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i Komisionit për Administrim të Prokurorive

Prishtinë, 8 dhjetor 2023 - Komisioni për Administrimin e Prokurorive i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga z.Veton Shabani, ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin morën pjesë anëtarët e këtij Komisioni, anëtarët e Grupit punues të përdoruesve të SMIL-it, përfaqësuesit e Zyrës së BE-së dhe zyrtarë të njësive administrative të SKPK-së.

Qëllimi i këtij takimi ishte konstituimi i Grupit punues të përdoruesve të SMIL-it, i themeluar nga Këshilli Prokurorial të Kosovës me propozim të Komisionit për Administrimin e Prokurorive.

Gjatë takimit, Komisioni njoftoi Grupin punues me detyrat dhe përgjegjësitë e veta dhe prioritetet e Komisionit sa i përket avancimit të SMIL-it, raporteve statistikore, kualitetit të të dhënave dhe regjistrave elektronikë, që do të jenë fokusi i përgjegjësive të këtij grupi. Ky grup punues përbëhet prej 7 anëtarësh prokurorë nga të gjitha nivelet e prokurorive të Kosovës, i cili ndër detyrat kryesore të tij ka avancimin e zbatimit të SMIL-it dhe ngritjen e cilësisë së të dhënave.

Anëtarët e Grupit punues diskutuan dhe u pajtuan lidhur me hapat e ardhshëm fillestarë që do të ndërmarrin në zbatim të vendimit të Këshillit.