Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i Komisionit për Çështje Normative

Prishtinë, 7 dhjetor 2023 - Komisioni për Çështje Normative, i kryesuar nga Armend Zenelaj, ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin morën pjesë edhe përfaqësuesit e UNDP-së dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.

Gjatë takimit të sotëm është punuar drafti fillestar i Rregullores për Themelimin e Zyrës për Rikthimin e Aseteve, zyrë kjo, e cila do të themelohet në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit për të ofruar ndihmë dhe këshilla në gjurmimin e pasurisë, bashkëpunimin me institucione financiare dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në arritjen e synimeve për kthimin e pasurisë së fituar përmes veprës penale.

Pas përfundimit të draftit fillestar, anëtarët e Komisionit për Çështje Normative morën vendim që ky draft të dalë në dëgjim publik dhe pas marrjes së komenteve dhe shqyrtimit të tyre të finalizohet dhe procedohet për miratim në njërin nga takimet e KPK-së.