Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i dytë i Grupit të punës për hartimin e draftit të Rregullores së ZMNV-së

Prishtinë, 7 dhjetor 2023 –Grupi i punës për hartimin e draftit të Rregullores për Mandatin, Strukturën, Funksionimin dhe Organizimin e Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, ka mbajtur takimin i radhës, të cilin e kryesoi Prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, z.Bahri Hyseni,

Në këtë takim morën pjesë prokurorë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, përfaqësuesja e Ambasadës Amerikane, zyrtarë të KPK-së, ZKPSH-së dhe ZMNV-së. 

Edhe në takimin e sotëm, vazhdoi hartimi i draftit të kësaj rregulloreje, me ç’rast u diskutuan dhe trajtuan mandati, struktura, funksionimi dhe organizimi i ZMNV-së, zyrë kjo, e cila është kompetente  për ofrimin e shërbimeve për viktimat e krimit gjatë procedurave ligjore dhe përfaqësimit të interesave të tyre në sistemin e drejtësisë penale në rastet e parapara me ligj dhe në çështje civile.

Anëtarët e këtij grupi punues do të trajtojnë në takimin e ardhshëm edhe standardet e veçanta etike, me ç’rast pritet edhe finalizimi i plotë i draftit dhe procedimi i tij për miratim në KPK.