Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i Komisionit për Rishqyrtim të kundërshtimeve të kandidatëve për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 6 dhjetor 2023 – Komisioni për Rishqyrtim të kundërshtimeve të kandidatëve për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), i kryesuar nga anëtarja e Këshillit Prokurorial, znj. Jehona Grantolli, në përbërje të të cilit janë edhe dy anëtarë të tjerë të KPK-së, znj. Arjana Shajkovci dhe z. Armend Zenelaj, ka mbajtur takim për t’i trajtuar kundërshtimet e kandidatëve për Kryeprokuror të PSRK-së.

Në këtë takim të Komisionit për Rishqyrtim morën pjesë në cilësinë e monitoruesve përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane, EULEX-it, EUKOJUST-it dhe Zyrës së BE-së në Prishtinë.

Komisioni për Rishqyrtim, pas trajtimit të sotëm që u bëri kundërshtimeve të kandidatëve për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, do të përgatisë raport për KPK-në, i cili do të trajtohet në takimin e radhës së KPK-së. 

KPK-ja ka miratuar më 17 nëntor listën prej katër kandidatësh për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, si në vijim: Blerim Isufaj, Valdet Gashi, Atdhe Dema dhe Naim Abazi.

Këshilli Prokurorial i Kosovës do të njoftojë me kohë për procedurat e tjera të procesit të zgjedhjes së Kryeprokurorit të PSRK-së.