Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Aktakuzë për vrasje të rëndë në Pejë

            

Pejë, 10 tetor 2023- Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit me inicialet U.H, për veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.3 e 1.4, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzë, i pandehuri U.H, me datë 14 prill të vitit 2023, në qytetin e Pejë, ka privuar nga jeta, nënën e tij, viktimën H.H., me dyshimin e bazuar mirë se ditën kritike në rrethana të përgjegjësisë se zvogëluar mendore në shkallë esenciale, viktimës i ka shkaktuar mbi 20 plagë në pjesë të ndryshme të trupit, duke e privuar të ndjerën nga jeta.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri  ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallën fajtore dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e  cila i vihet në barrë.