Zyra E Kryeprokurorit - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prishtinë, 22 janar 2021 

Shkëlqesia Juaj, znj, Vjosa Osmani, U.D. Presidente e Republikës së Kosovës,

Të nderuar kryeprokurorë, prokurorë, punonjës të sistemit prokurorial,

Të nderuar Shkëlqesi Ambasadorë dhe përfaqësues të misioneve diplomatike të akredituara në Republikën e Kosovës,

Të nderuar drejtues të institucioneve vendore,  

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Është kënaqësi t’iu përshëndes dhe t’iu falënderoj për pjesëmarrjen virtuale në Konferencën Vjetore të Prokurorëve të Shtetit, e cila këtë vit po zhvillohet në mënyrë jo të zakonshme për shkak të situatës me Covid-19. Ashtu sikurse në vitet e kaluara, edhe periudha e fundit dymbëdhjetë mujore ishte përplot me sfida dhe vështirësi.

Për fat të keq, ne humbëm edhe (3) kolegë prokurorë, të cilët me zell, përkushtim, profesionalizëm dhe integritet i shërbyen institucionit të Prokurorit të Shtetit, duke na lënë një dhimbje dhe zbrazëti të madhe brenda sistemit tonë.

Megjithatë, nga numri i madh i sfidave dhe vështirësive nëpër të cilat kemi kaluar, është thelbësor fakti që kemi treguar se jemi të gatshëm dhe të aftë të veprojmë në mënyrë adekuate, duke iu përgjigjur me sukses nevojave të kohës, ku edhe përkundër rrethanave të shkaktuara nga pandemia Covid-19, puna e Prokurorit të Shtetit nuk u ndalua për asnjë moment, duke i kryer kështu me përgjegjshmëri detyrat institucionale të përcaktuara me Kushtetutë dhe legjislacionin në fuqi.

Për ta dëshmuar këtë, theksoj faktin se gjatë vitit 2020, Prokurori i Shtetit ka pranuar në punë 43 mijë e 446 kallëzime - lëndë penale, ndërsa ka arritur t’i zgjidhë 49 mijë e 381 lëndë penale. Respektivisht, janë zgjidhur edhe 5 mijë e 935 kallëzime – lëndë penale të bartura nga vitet paraprake.  

Bazuar në indikatorët e Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ), numri i lëndëve të zgjidhura në raport me numrin e lëndëve të pranuara gjatë kësaj periudhe, rezulton që norma e zgjidhjes së lëndëve nga Prokurori i Shtetit është 113,66%.

Edhe gjatë vitit që e lamë pas, ne kemi qenë unikë, duke treguar forcën tonë që e përbëjmë të gjithë së bashku si Prokurori e Shtetit, si dhe kemi dëshmuar vendosmëri për t’u përballur me çdo formë të krimit dhe në këtë rrugë nuk do të na ndalë askush, sepse ky është interesi i shtetit dhe ne veprojmë në emër të shtetit.  

Sipas urdhrave të Prokurorisë janë ndërmarrë masa dhe veprime, të cilat kanë rezultuar me zbardhjen e veprave penale më të rënda, ndërsa janë privuar nga liria dhe janë proceduar shumë pjesëtarë të grupeve kriminale. Në këtë mënyrë, kemi dërguar porosi të qarta te të gjithë se askush nuk mund të vihet mbi institucionet e shtetit.

Shoqëria me të drejtë është duke pritur nga prokurorët që nëpërmjet hetimeve të mirëfillta dhe të paanshme të kontribuojnë në pastrimin e shtetit, politikës dhe institucioneve nga korrupsioni, nepotizmi, abuzimi dhe çdo formë tjetër e krimit që i cenon marrëdhëniet juridike-shoqërore.

Prandaj është e nevojshme të forcohet edhe më shumë vetëdija e prokurorëve të shtetit për domosdoshmërinë e rritjes së efikasitetit dhe vendosmërisë në ndjekjen, zbulimin dhe ndëshkimin e këtyre rasteve. Për trajtimin e lëndëve të korrupsionit të nivelit të lartë, kemi nevojë për njerëz profesionistë, të guximshëm, me integritet dhe të trajnuar, që sigurisht ekzistojnë brenda sistemit prokurorial.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është agjendë shtetërore e Republikës së Kosovës dhe një element shumë i rëndësishëm në rrugën integruese të shtetit tonë në familjen e madhe evropiane.

Në këtë drejtim kemi shënjestruar edhe tetë (8) raste të reja që kanë të bëjnë me korrupsionin e nivelit të lartë, krimin e organizuar dhe krimet e tjera të rënda, duke e dërguar në 69 numrin e rasteve të shenjëstruara.

Gjatë vitit të kaluar janë ngritur aktakuza të ndryshme për vepra penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, ku në mesin e të akuzuarve ka edhe ish-ministra të Qeverisë së Republikës së Kosovës, gjyqtarë, policë dhe zyrtarë të tjerë shtetëror, me ç’rast kemi dëshmuar se askush nuk është i paprekshëm për Prokurorin e Shtetit dhe se do të vihen para drejtësisë të gjithë ata persona që kanë rënë ndesh më ligjin, pavarësisht statusit të tyre në shoqëri apo funksionit që ushtrojnë.

Me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit dhe avancimit të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe konfiskimit të pasurive të fituara jashtëligjshëm, me mbështetjen e UNDP-së në Kosovë, si Kryeprokuror i Shtetit, kam nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit me Institutin e Bazelit, i cili do t’i ndihmojë Prokurorisë në gjurmimin dhe identifikimin e aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme të shtetasve kosovarë, asete këto, të cilat gjenden jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës, kemi nënshkruar memorandum ndërinstitucional, me anë të të cilit synohet intensifikimi i bashkëpunimit në shkëmbimin e informacioneve dhe evidentimin e rasteve kur ka mospërputhje në mes të hyrave dhe shpenzimeve të personave fizikë dhe atyre juridikë që veprojnë në Kosovë, të cilët dyshohen që kanë kryer vepër penale dhe kanë krijuar pasuri të pajustifikueshme.

Jemi të vetëdijshëm se vetëm dënimi me burg i kryesve të veprave penale nuk e lëvizë seriozisht luftën kundër korrupsionit, por krahas tyre duhet të nxirren edhe sanksione plotësuese për ndalimin e ushtrimit të detyrës zyrtare, por edhe vendime për konfiskimin e përhershëm të pasurisë së fituar me vepër penale.

Çelësi i suksesit në luftën kundër korrupsionit qëndron në marrjen e fuqisë ekonomike dhe pasurisë së paligjshme të individëve dhe grupeve kriminale. Në këtë drejtim, roli i prokurorëve duhet të bëhet më proaktivë.

Rëndësi të madhe i kemi kushtuar edhe luftimit të krimit të organizuar. Gjatë vitit të kaluar, Prokurori i Shtetit ka zgjidhur shtatë (7) raste me 34 persona, nga gjithsejtë (8) raste sa i ka pranuar në punë.

Falë një hetimi të gjatë të udhëhequr nga Prokurori i Shtetit dhe një bashkëpunimi të ngushtë me institucionet e tjera të zbatimit të ligjit, si me Policinë dhe Inspektoratin Policor, në shtator të vitit 2020 është zhvilluar një operacion i madh në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës, ku me urdhër të prokurorisë u shkatërrua një vatër e madhe e krimit të organizuar, me ç’rast janë arrestuar dhjetëra persona në mesin e tyre edhe zyrtarë policorë, si dhe janë sekuestruar sasi të konsiderueshme të gjërave me vlerë.

Të nderuar,

Jemi të vetëdijshëm se rreziqet bashkëkohore të drejtësisë dhe sigurisë nuk mund të zgjidhen nga një shtet i vetëm, prandaj kemi rritur bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtarë në luftimin e krimeve transnacionale.  

Ne tashmë kemi bërë progresin e duhur institucional dhe shtetëror edhe në luftë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Kjo dëshmohet edhe nga raportet me kredibile ndërkombëtare, ku së fundmi, sipas Indeksit Global të Terrorizmit, Republika e Kosovës është renditur në vendin e 135-të, si një ndër vendet më të sigurta në botë, ku ndikimi i terrorizmit është minimal.

Në këtë drejtim, dëshiroj të falënderoj SHBA-të, për ndihmën e dhënë në forma të ndryshme për institucionin e Prokurorit të Shtetit, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës, në luftë kundër terrorizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Ne do të vazhdojmë të jemi partnerë besnikë të  tyre dhe vendeve të  tjera perëndimore në luftë kundër terrorizmit dhe krimeve të tjera që cenojnë vlerat demokratike të shoqërive tona.

Vëmendje të posaçme iu kemi kushtuar edhe kërkesave që kanë ardhur nga shtetet e tjera për ndihmë juridike ndërkombëtare. Në këtë fushë janë zgjidhur 342 kërkesa dhe janë ndërmarrë veprime hetimore sipas kërkesave të shteteve të huaja.

Lidhur me trajtimin e krimeve të luftës, dëshiroj të nënvizoj faktin se janë bërë hapa pozitivë në fuqizimin e Departamentit të Krimeve të Luftës, i cili funksionon në kuadër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ku krahas strategjisë për trajtimin e krimeve të luftës, është caktuar edhe një prokuror i ri në këtë departament, duke e çuar në katër (4) numrin e prokurorëve që merren ekskluzivisht me këto raste.  

Mirëpo, për të pasur sukses më të madh, është thelbësore të kemi mbështetje të gjerë institucionale në ngritjen e resurseve për trajtimin e rasteve të krimeve të luftës, të përmirësohet legjislacioni që lehtëson ndjekjen, hetimin dhe gjykimin në mungesë, si dhe të rregullohet çështja e ekstradimit të të dyshuarve me shtetet që nuk e njohin Republikën e Kosovës, veçmas me Serbinë, e cila akoma nuk i dorëzon shtetasit e vet, ashtu që kryerësit e këtyre veprave penale po bëhen të paarritshëm për organet e drejtësisë në Kosovë.

Dëshiroj të theksoj faktin se, në dhjetor të vitit 2020, Prokuror i Shtetit ka marrë mbështetje të fuqishme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për trajtimin e krimeve të luftës dhe jam optimist që së shpejti do të tregojmë rezultate në këtë drejtim.

Në anën tjetër, mbrojtja e viktimave të krimit ka qenë prioritet i përkushtimit tonë institucional, ku shërbimet ndaj tyre nuk pushuan për asnjë moment as gjatë ballafaqimit me pandeminë Covid-19.  

Në vitin 2020, Zyra për Mbrojtjen dhe Ndihmën e Viktimave, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ka ofruar ndihmë për 1687 raste të viktimave të të gjitha kategorive. Prej tyre, 1542 kanë qenë viktima të dhunës në familje, 10 raste të trafikimit të qenieve njerëzore. Po ashtu është vërejtur një shtim i rasteve të dhunimeve dhe ngacmimeve seksuale, ku gjatë kësaj kohe janë shënuar 34 raste të dhunimeve dhe 60 raste të tjera të ngacmimeve seksuale.

Shpresojmë se me plotësimndryshimin e Ligjit për kompensimin e viktimave të krimit, do të mund të krijohet qasje më e lehtë në realizimin e të drejtës për kompensim për të gjitha viktimat, pa pasur nevojë të pritet deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Të nderuar,

Në fund të vitit të kaluar kemi zgjedhur Kryeprokurorin e ri të Prokurorisë së Apelit dhe gjashtë (6) kryeprokurorët e prokurorive themelore të Republikës së Kosovës.

Kryeprokurorëve të rinj dua t’ju them se që nga marrja e këtyre detyrave iu presin sfida të vështira. Koha nëpër të cilën po kalojmë e vërteton këtë. Përgjegjësia juaj është të tregoni se jeni të gatshëm t’i drejtoni këto prokurori dhe se vendimet që do t’i merrni do të jenë të drejta, profesionale dhe ekskluzivisht në përputhje me normat kushtetuese dhe dispozitat ligjore.

Dua të besoj se të gjithë jeni të gatshëm ta mbroni nderin e institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe pres që ta vërtetoni këtë me veprimet tuaja. Në punën dhe udhëheqjen tuaj do ta keni përkrahjen time dhe të sistemit prokurorial në organizimin dhe funksionimin sa më të mirë të këtyre prokurorive.

Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se besimi, sinqeriteti dhe komunikimi në mes të prokurorëve, kryeprokurorëve dhe Kryeprokurorit të Shtetit duhet të forcohet, në mënyrë që të ngritët performanca, autoriteti dhe prestigji i institucionit të Prokurorit të Shtetit.

Gjatë vitit që lamë pas, më qëllim të riorganizimit, rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të Prokurorisë Speciale, krahas Departamentit për Krime të Luftës, i cili ishte themeluar në vitin 2015, në këtë prokurori janë themeluar edhe tri departamente të reja: ai për Krim të Organizuar dhe Krime të Tjera në Kompetencë të PSRK-së, Departamenti për Terrorizëm, dhe Departamenti për Korrupsion dhe Krim Financiar.

Në këto departamente janë ndarë dhe profilizuar edhe prokurorët përkatës dhe kjo do të ndikojë drejtpërsëdrejti në ngritjen e përformancës së kësaj prokurorie, juridiksioni i së cilës shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës në hetimin dhe ndjekjen e krimeve më të rënda.

Po ashtu, tashmë në Prokurorinë Speciale janë emëruar edhe katër (4) prokurorë të rinj dhe jam i bindur se energjia, guximi, integriteti dhe profesionalizmi i  këtyre prokurorëve do të sjellë rezultate të mira veçmas në trajtimin e lëndëve të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimeve të tjera që janë në kompetencë të kësaj prokurorie.

Ndërkaq, më qëllim të avancimit të transparencës, Prokurori i Shtetit, me qasje objektive dhe të paanshme, ka qenë i hapur për të komunikuar dhe bashkëpunuar me mediat dhe shoqërinë civile, duke e ruajtur gjithnjë ekuilibrin e duhur në mes të integritetit të hetimeve dhe procedurës penale, në njërën anë, si dhe interesit të publikut për të marrë informacione, në anën tjetër. Ne do të vazhdojmë ta rrisim këtë bashkëpunim brenda standardeve profesionale, sepse mediat dhe shoqërinë civile i konsiderojmë partnerë të fuqishëm në luftën kundër të gjitha fenomeneve kriminale që ndodhin në shoqërinë tonë.

Në mënyrë të qartë, gjatë vitit 2020, kemi demonstruar vendosmërinë institucionale për të përmirësuar sistemin e drejtësisë në vendin tonë.

Institucioni i Prokurorit të Shtetit ka kontribuar në mënyrë aktive edhe në grupet punuese të Rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit dhe hartimin e Konceptdokumentit lidhur me modalitetet e llogaridhënies në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Më këtë rast dëshiroj të them se cilatdo qofshin motivet që e shtyjnë Republikën e Kosovës që të marrë iniciativa për reforma në drejtësi, udhëheqës dhe rregullator i këtyre reformave duhet të jenë vetë njerëzit e sistemit të drejtësisë në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, në veçanti me Ambasadën Amerikane, atë të Britanisë së Madhe, Zyrën e BE-së, ambasadat e tjera të vendeve perëndimore dhe me shoqërinë civile.

Kjo reformë apo vetting në sistemin gjyqësor duhet të përqendrohet në fuqizimin e komisioneve, të cilat funksionojnë brenda Këshillit Prokurorial dhe atij Gjyqësor, duke e ngritur kështu llogaridhënien, transparencën dhe profesionalizmin e bartëseve të funksioneve prokuroriale dhe gjyqësore.

Konsolidimi i pushtetit gjyqësor nuk varet vetëm nga reformat ligjore, por edhe nga vullneti i mirë për të qenë të drejtë, që nënkupton qëndrueshmëri në zbatimin e ligjit dhe integritet të lartë moral e profesional të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Këto veçori duhet të jenë standarde të një sistemi vlerash, të cilin po synojmë ta forcojmë.

Në fund, dëshiroj të them se brenda sistemit të drejtësisë ende ekzistojnë vështirësi dhe sfida, të cilat nuk duhet t’i shohim si pengesa. Përkundrazi, zgjidhjen e tyre jemi duke e parë si një objektiv që duhet realizuar sa më shpejtë në të ardhmen.

Besoj fuqishëm se në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë do ta forcojmë sundimin e ligjit dhe institucionet e pavarura të drejtësisë, të cilat promovojnë paanshmëri, transparencë dhe llogaridhënie, që janë atribute thelbësore për përparimin e shtetit tonë.

Nga ju, kolegë të nderuar, pres që këtë vit të tregoni përkushtim më të madh, profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi në përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore, në mënyrë që ta forcojmë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Ju uroj punë të mbarë dhe suksese në vitin që sapo kemi filluar!

Aleksandër Lumezi

Kryeprokurori i Shtetit

Prishtinë, 19 tetor 2020 -

Të nderuar kryeprokurorë, prokurorë, gjyqtarë, policë, mbrojtës të viktimave të krimit, përfaqësues të institucioneve vendore dhe misioneve diplomatike në Kosovë,

Të nderuar qytetarë,

Këtë vit po e fillojmë Javën për të Drejtat e Viktimave të Krimit me një adresim jo të zakonshëm për shkak të pandemisë me Covid-19. Sot, në shënimin e 11-vjetorit të Javës, është dita për t’i falënderuar të gjithë prokurorët, gjyqtarët, mbrojtësit e viktimave, punonjësit e Policisë dhe OJQ-të për kontributin dhe rezultatet e arritura përgjatë viteve në mision të mbrojtjes së viktimave të krimit.

“Mbrojtja e viktimave të krimit, misioni ynë edhe gjatë pandemisë”, është motoja e këtij viti, e cila dëshmon përkushtimin tonë institucional, që edhe përkundër rrethanave të shkaktuara nga pandemia, shërbimet për viktimat e krimit nuk pushuan në asnjë moment.

Ne kishim një mobilizim të veçantë nga të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit në shërbim të viktimave të krimit, duke vepruar në kujdestari 24 orë, në mënyrë që rastet e viktimave të trajtohen me prioritet edhe gjatë pandemisë.

Gjatë periudhës nëntëmujore të këtij viti, Zyra për Mbrojtjen dhe Ndihmën e Viktimave ka ofruar ndihmë profesionale për 1277 raste të viktimave, prej tyre 1145 kanë qenë viktima të dhunës në familje. Po ashtu është vërejtur një shtim i rasteve të dhunimeve seksuale, ku gjatë kësaj kohe janë shënuar 23 raste, si dhe 25 raste të tjera të ngacmimeve seksuale.

Ndërsa janë paraqitur edhe 417 kërkesa për urdhër mbrojtjeje dhe 19 kërkesa për urdhër mbrojtjeje emergjente. Pra, edhe përkundër rrethanave të vështira të punës në kohë pandemie, asnjë rast i cili ka pasur nevojë për ndihmë nuk ka ngelur pa u përfaqësuar nga Zyra për Mbrojtjen dhe Ndihmë të Viktimave, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në anën tjetër, kemi një numër të konsiderueshëm të viktimave, të cilave iu është kompensuar dëmi nga shteti. Vetëm gjatë këtij viti janë bërë 36 kërkesa për kompensim të viktimave në Ministri të Drejtësisë, ku 6 prej tyre tashmë janë aprovuar, ndërsa kërkesat e tjera akoma janë në shqyrtim.  

Prandaj, me plotë të drejtë mund të themi se viktimat e krimit ngadalë, por sigurt po i realizojnë të drejtat e tyre në përputhje me standardet evropiane dhe po marrin trajtimin e duhur nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Për mua si Kryeprokuror i Shtetit është thelbësor forcimi i mëtejshëm i një sistemi të drejtësisë që mbron dhe promovon të drejtat themelore të njeriut, ashtu siç janë të garantuara me konventat ndërkombëtare, Kushtetutë dhe ligjet në fuqi.

Duhet ta nënvizojmë faktin se Republika e Kosovës ka bërë përparim të konsiderueshëm në trajtimin e viktimave të krimit dhe avancimin e legjislacionit bashkëkohor, duke u bërë kështu prijëse në rajon në mbrojtjen e viktimave.

Në këtë drejtim, vlen të theksohet se ka filluar edhe plotësim-ndryshimi i Ligjit për kompensimin e viktimave të krimit, i cili synon të krijojë qasje të menjëhershme në realizimin e të drejtës për kompensim për të gjitha viktimat, pa pasur nevojë të pritet deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Së fundmi, edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës është pasuruar me miratimin e amendamentit kushtetues, në bazë të të cilit, Konventa e Stambollit bëhet pjesë e aktit më të lartë juridik, duke na dhënë në dorë një instrument të rëndësishëm për parandalimin e dhunës ndaj grave, dhunës në familje dhe mbrojtjen e viktimave.

Po ashtu, krahas koordinatorëve nëpër prokurori për trajtimin e rasteve të dhunës në familje të caktuar që nga viti 2017, këtë vit kam caktuar edhe prokurorin përgjegjës në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, i cili do të shërbejë si pikë kontakti lidhur me rastet e trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe kam kërkuar nga secili kryeprokurorë në prokuroritë përkatëse ta caktojnë një prokuror përgjegjës për këto raste, duke demonstruar kështu përkushtim të palëkundur institucional në parandalimin dhe luftimin e dukurive kriminale.

Mirëpo edhe përkundër faktit se vendi ynë ka bërë përparime të duhura për trajtimin e viktimave  të krimit, megjithatë, akoma duhet bërë edhe më shumë në mënyrë që këto raste të marrin vëmendjen e duhur nga sistemi i drejtësisë. Krahas obligimit ligjor, mbrojtja e viktimave të krimit përbën edhe angazhimin më fisnik të punës së përditshme të institucioneve të drejtësisë, për çka duhet të jemi të gjithë më përgjegjës dhe proaktivë në punën tonë.

Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit që nga fillimi e deri më sot ka pasur miq dhe mbështetës të fuqishëm. Prandaj, dua të falënderoj Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë për kontributin e dhënë në avancimin e të drejtave dhe mbrojtjen e viktimave. Përkrahja e tyre e vazhdueshme na jep të drejtë për të besuar se viktimat e krimit kanë partnerë dhe mbështetës të fuqishëm.

Ne i jemi mirënjohës Ambasadës së SHBA-së për dhënien e një donacioni prej 29 laptopëve, të cilët tanimë janë në shërbim të prokurorëve dhe mbrojtësve të viktimave në trajtimin e rasteve të dhunës, si dhe GIZ-it gjerman për financimin e bazës së të dhënave për Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, e cila do të ndihmojë në avancimin e sistemit të të dhënave përmes teknologjisë informative.

Të nderuar,

Këtë javë të gjithë i nderojmë viktimat e krimit dhe të gjithë ata që më përkushtim dhe profesionalizëm iu shërbejnë dhe ndihmojnë atyre. Përpjekjet dhe angazhimin tonë do ta vëmë në funksion të ndihmës për viktimat e krimit, duke iu mundësuar të gjitha viktimave që ta bëjnë një jetë normale në frymën e lirisë, paqes, drejtësisë dhe prosperitetit.

Sfida jonë e përbashkët është që ta kuptojmë se nuk ka drejtësi nëse nuk arrihet drejtësia  për viktimat e krimit dhe rehabilitimin e plotë të tyre.

Dhuna është sëmundje, e cila e dëmton secilin njeri që e përdorë atë. Prandaj, të gjithë ne do të angazhohemi pandërprerë në sanksionimin e të gjithë autorëve të veprave penale dhe do të jemi në mbrojtje të jetës njerëzore nga çfarëdolloj akti i dhunës dhe kërcënimit.

Nga të gjithë prokurorët e shtetit dhe mbrojtësit e viktimave pres që me profesionalizëm dhe përkushtim t’i shërbejnë viktimave sa herë që dëmtohen nga krimi dhe trokasin në dyert e prokurorisë, duke i trajtuar me kujdes dhe dinjitet.

Si Kryeprokuror i Shtetit i siguroj të gjithë qytetarët se jam në mbështetje të kësaj rruge të përbashkët për forcimin e shtetit ligjor dhe mbrojtjen e viktimave të krimit.

Ju faleminderit!

 

Përgatitja shkollore:

  • Filloren në Trestenik të Pejës,
  • Gjimnazin në Pejë,
  • Fakultetin Juridik ne Universitetin e Prishtinës
  • Provimin e Jurisprudencës dhe provimin për gjyqtarë të kundërvajtjes ne Prishtinë
  • Magjistraturën në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, drejtimi i Jurisprudencës
  • Masterin në Kolegjin “Biznesi” në Prishtinë, drejtimi penal
  • Doktoraturën në shkencat publike – drejtimi penal, në Universitetin Europian të Tiranës
  • Trajnues i certifikuar ne SHBA – programi NITA


Përvoja e punës:

  • Një vit Praktikant në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë,
  • Dy muaj sekretar në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë,
  • Tre muaj përkthyes në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë,
  • Dymbëdhjetë vjet bashkëpunëtor profesional ne Gjykatën e Qarkut ne Prishtine,
  • Një vit bashkëpunëtor profesional ne Gjykatën Supreme te Kosovës,
  • Katër vite Gjyqtar ne Gjykatën e Qarkut ne Prishtine,
  • Gjashtë vite Prokuror në Prokurorinë e shtetit
  • Pesë vite e gjysmë Prokuror Special në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
  • Nga data 01.09.2015 dhe aktualisht Prokuror i Shtetit ne Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit


Angazhimet si ligjërues - trajnues:

  1. Aktualisht:

 

  • Ligjërues ne Kolegjin “BIZNESI” në Prishtinë, Kolegjin Europian të Kosovës në Prishtinë dhe
  • Trajnues në Akademinë e Drejtësisë së Kosovës në Prishtinë,

    2.Deri tani ligjërues dhe trajnues:
     
  • Universiteti Publik i Prishtinës - Fakulteti Juridik, Ligjërues për çështje praktike - Klinika Ligjore
  • Instituti i Universitetit Amerikan në Kosovë, Ligjërues për Sistemin e Drejtësisë.
  • Shkolla Doktorale - Republika e Shqipërisë, Trajnues i prokurorëve për shkathtësitë e përfaqësimit në gjykatë
  • Kolegji Gjilani – Njësia ne Prishtinë
  • Kroaci – Dubrovnik, Trajnues për prokurorë dhe avokatë të Ballkanit Perëndimor
  • Akademia e Policisë në Vushtrri – Kosovë, trajnues për kurset bazike dhe të avancuara
  • Trajnues për gazetarë dhe zyrtarë të shumë institucioneve në Kosovë
  • Trajnimet dhe Seminaret më karakter ndërkombëtar:


Deri më tani ka ndjekur trajnimet/seminaret në SHBA, Gjermani, Itali, Francë, Austri, Holandë, Hungari, Belgjikë, Slloveni, Rumani, Çeki, Bullgari, Kroaci, Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi.

Botimet/Publikimet:

- “Roli i gjyqtarëve porotë ne Kosove”, Broshure e veçantë, viti 2001, Prishtinë.
- “Masat e sigurisë së të pandehurit në procedurën penale”, Qendra Juridike e Kosovës, 2004, Prishtine
- “ Dëshmitarët sipas Kodit te Procedurës Penale te Kosovës”, Revista shkencore “BIZNESI” , viti 1, nr.1, 2008, Prishtine
- “Marrja e drejtpërdrejtë në pyetje e dëshmitarit si pjesë e zhvillimit të shkathtësive gjyqësore”, Revista shkencore “BIZNESI” , nr.7, 2010 Prishtinë
- “Marrja e tërthortë në pyetje e dëshmitarit si pjesë e zhvillimit të shkathtësive gjyqësore”, Revista shkencore “BIZNESI” , nr.9-10, 2012 Prishtinë.
- “Traficking of human beings in the times of globalization, Special overvieë for Kosovo”, Universiteti i Zenicës në Bosnje e Hercegovinë, 2013.
- “Udhëzimet e përgjithshme mbi masat procedurale të mbrojtjes së dëshmitarëve – praktika më e mirë evropiane në kontestin e Kosovës”, si bashkautor, publikuar nga NI-CO, financuar nga Bashkimi Europian, nëntor 2014
- “Preventing Human Trafficking in the Western Balkans”, publikuar ne Mediterranean Journal of Social Siences, MCSR Publishing, Vol.6 No.2, March 2015, Rome - Italy
- “Independence of judicial and prosecution system in Kosovo”, publikuar ne European Scientific Journal, February 2015 edition vol.11, No.4 , 2015
- “Identification, the initial reference and interviewing victims in trafficking”, publikuar ne European Journal of Research in Social Sciences (EJRSS),Vol. 3 No. 2, 2015
- “Bazat e Sistemit të Drejtësisë”, botuar nga Kolegji “Biznesi” ne Prishtinë, 2011, ribotimi 2015.
- “Kujdesi ndaj viktimave të trafikimit me qenie njerëzore”, publikuar në revistën shkencore “ECK” të Kolegjit Europian të Kosovës nr.1, 2015
- “Illegal migration and smuggling of migrants in Kosovo, publikuar në revistën shkencore “ECK” të Kolegjit Europian të Kosovës nr.2-3, 2016
- Crime analysis: Organized crime, human trafficking and migrant smuggling, publikuar në revistën shkencore “ECK” të Kolegjit Europian të Kosovës nr.6, 2017
- “Format e shkresave ne procedurë penale” si bashkautor, publikuar nga Akademia e Drejtësisë (ish Instituti Gjyqësor i Kosovës) dhe GIZ, Prishtinë, 2017
- Autor i librit, “Trafikimi i qenieve njerëzore” botura nga Kolegji Europian i Kosovës, 2017.

Në Akademinë e Drejtësisë (ish Instituti Gjyqësor i Kosovës) ka publikuar modulet:

1. “Trafikimi me njerëz”, 2008,
2. “Dëshmitarët ne procedurën penale” , 2009,
3. “Zhvillimi i shkathtësive të përfaqësimit ne gjykatë” – si bashkautor , 2011 dhe
4. “Krimet e rënda”, 2015

Pjesëmarrja ne konferenca shkencore:

- The 4th International Conference On Social Sciences , titulli i kumtesës: “Preventing Human Trafficking in the Western Balkans - a Particular Revieë in Albania, Kosovo and Serbia”, 27 Shkurt 2015, Bukuresht, Rumani.
- The 4-th International Multidisciplinary Conference on Integrating Science in New Global Challenges, titulli i kumtesës: “The Rights of Injured Partiers in Criminal Procedure,
-Comparative Aspects Albania – Kosovo”,27-29 March 2015, Dobrovnik, Kroaci
- The 3rd Global Virtual Conference, titulli i kumtesës: “Illegal migration and smuggling of migrants in Kosovo”, Zilina, Slovaki, Prill, 6. - 10. 2015.
- Konferencë ndërkombëtare shkencore me titull: “Arsimi i lartë, masivizimi dhe sfidat e tij drejt integrimit evropian” - tema e kumtesës "Instituti Gjyqësor i Kosovës", Tiranë, 2012
- Konferencë ndërkombëtare shkencore me titull: “Efektet e rrezikut global ne vendet ne transit” - Titulli i kumtesës: "Trafikimi me qenie njerëzore ne kohen e globalizmit - me vështrim te posaçëm ne Kosove" , Pejë, 29-30 Maj 2013
- Konferencë ndërkombëtare shkencore me titull: “100 vjet të Drejtësisë dhe Doktrinës” - Titulli i kumtesës: "Te drejtat e te dëmtuarve ne procedurën penale - aspekte krahasimore Kosove-Shqipëri", Tiranë, 09 Maj 2013
- Konferencë ndërkombëtare shkencore me titull: “Ditët e studimeve shqiptare ” - Titulli i Kumtesës: "Mbrojtja e viktimave te trafikuara", Tiranë, 01-04 Maj 2014.
- Konferencëshkencore“Menaxhimi i emergjencave pararojë e zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe sigurisë së të ardhmes së saj – Punimi i prezantuar me temë ”

E-mail: besim.kelmendi@rks-psh.org

Besim S. Kelmendi u  lind më 21.03.1962 në fshatin Ruhot Komuna e Pejës 

Përgatitja shkollore:

Shkollën fillore në Trestenik të Pejës,

Gjimnazin në Pejë,

Fakultetin Juridik ne Universitetin e Prishtinës,

Provimin e Jurisprudencës ne Prishtinë,

Provimin për gjyqtar te kundërvajtjes ne Prishtinë,

Magjistraturën - drejtimi i jurisprudencës në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës,

Masterin - drejtimi penal ne Kolegjin Biznesi ne Prishtinë,

Doktoratën ne Universitetin Evropian të Tiranës

 

Trajnimet dhe Seminaret më karakter ndërkombëtar:

Trajnues i certifikuar në SHBA – Programi NITA

Trajnime tjera në SHBA, Gjermani, Itali, Francë, Austri, Holandë, Hungari, Belgjikë, Slloveni, Rumani, Çeki, Bullgari, Kroaci, Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi

 

Përvoja e punës:

Nga data 22.04.2022 dhe aktualisht  Ushtrues i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Më parë:

Prokuror ne Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit,

Prokuror Special në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës,

Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit,

Gjyqtar ne ish Gjykatën e Qarkut ne Prishtinë,

Bashkëpunëtor profesional ne Gjykatën Supreme te Kosovës,

Bashkëpunëtor profesional ne ish Gjykatën e Qarkut ne Prishtine,

Përkthyes në ish Gjykatën e Qarkut në Prishtinë,

Sekretar në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, dhe

Praktikant në ish Gjykatën e Qarkut në Prishtinë,
 

Angazhimet tjera:

- Dy vite kryetar dhe dy vite zëvendës/kryetar i Këshillit te Agjencionit Kosovar Kundër Korrupsionit,

- Nëntë vite anëtarë i Komisionit për Ndërmjetësim,

- Katër vite Kryetar i Këshillit Kombëtar për parandalimin dhe sanksionimin  e dukurive negative në sport dhe anëtar i Autoritetit Kombëtar Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Kosovë

- Anëtar i Këshillit programor në Akademinë e Drejtësisë

- Koordinator për rastet e trafikimit më qenie njerëzore

- Anëtar i Autoritetit Kombëtar kundër trafikimit më qenie njerëzore

- Koordinator për rastet e sulmeve ndaj gazetarëve

- Anëtarë i grupeve punuese për hartimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, si dhe shumë ligjeve tjera në fushën penale

- Anëtar i Komisionit për çështje normative në Këshillin Prokurorial të Kosovës

Kryetar dhe anëtar i Komisioneve disiplinore në Këshillin Prokurorial të Kosovës


Angazhimet si ligjërues, trajnues dhe ekspert ligjor:
Aktualisht: Ligjërues në Kolegjin “BIZNESI” në Prishtinë dhe Trajnues në Akademinë e Drejtësisë të Kosovës, ndërsa ishte edhe:

Ligjërues për çështje praktike - Klinika Ligjore për studentët e Universitetit Publik të Prishtinës - Fakultetit Juridik ne Prishtinë,
Ligjërues ne Kolegjin Europian të Kosovës në Prishtinë

Ligjërues në Institutin e Universitetit Amerikan në Kosovë për sistemin e drejtësisë.

Ligjërues ne Kolegjin Gjilani – Njësia në Prishtinë

Trajnues në Shkollën Doktorale - Republika e Shqipërisë, për shkathtësitë e përfaqësimit në gjykatë

Trajnues në Akademinë e Policisë në Vushtrri, për kurset bazike dhe të avancuara

Trajnues për prokurorë dhe avokatë të Ballkanit Perëndimor në Kroaci – Dubrovnik,

Trajnues për kandidatët për provim të jurisprudencës

Trajnues për gazetarë në mediat e ndryshme të Kosovës

Trajnues i avokatëve te Kosovës

Trajnues i zyrtarëve për barazi gjinore,
Trajnues i zyrtarëve te Njësisë për mbrojtjen e viktimave,
Trajnues i zyrtarëve të Shërbimit Sprovues te Kosovës,
Trajnues i zyrtarëve në Komitetin e Ekspertëve për Çështje Minore

Trajnues në shumë trajnime të organizuara nga Institucionet e Republikës së Kosovës, Ambasada Amerikane, UNDP, ABACEELI, OSBE etj.

Deri më tani ka publikuar:    
1. “Roli i gjyqtarëve porotë ne Kosove”, Broshure e veçantë, viti 2001, Prishtinë 

2.  “Masat e sigurisë së të pandehurit në procedurën penale”, Qendra Juridike e Kosovës, 2004, Prishtine
3.  “ Dëshmitarët sipas Kodit te Procedurës Penale te Kosovës”,  Revista shkencore  “BIZNESI” , viti 1, nr.1,  2008, Prishtine
4. “Marrja e drejtpërdrejtë në pyetje e dëshmitarit si pjesë e zhvillimit të shkathtësive gjyqësore”,  Revista shkencore  “BIZNESI” , nr.7, 2010 Prishtinë
5. “Marrja e terthortë në pyetje e dëshmitarit si pjesë e zhvillimit të shkathtësive gjyqësore”,  Revista shkencore  “BIZNESI” , nr.9-10, 2012 Prishtinë
6.  “Traficking of human beings in the times of globalization, Special overvieë for Kosovo”, Universiteti i Zenicës në Bosnje e Hercegovinë, 2013.

7. Udhëzimet e përgjithshme mbi masat procedurale të mbrojtjes së dëshmitarëve – praktika më e mirë evropiane në kontestin e Kosovës, si bashkautor, publikuar nga NI-CO, financuar nga Bashkimi Europian, nëntor 2014

7. Preventing Human Trafficking in the Ëestern Balkans - a Particular Revieë in Albania, Kosovo and Serbia, publikuar ne Mediterranean Journal of Social Siences,  MCSR Publishing,   Vol.6 No.2, March 2015,  Rome - Italy

8. Independence of judicial and prosecution system in Kosovo, publikuar ne European Scientific Journal, February 2015 edition vol.11, No.4 , 2015

9. Identification, the initial reference and intervieëing victims in trafficking, publikuar ne European Journal of Research in Social Sciences (EJRSS), Vol. 3 No. 2, 2015
10. “Bazat e Sistemit të Drejtësisë”, botuar nga Kolegji “Biznesi” ne Prishtinë, 2011, ribotimi 2015.

11. - Kujdesi ndaj viktimave të trafikimit me qenie njerëzore, publikuar në revistën shkencore “ECK” të Kolegjit Europian të Kosovës nr.1, 2015

12. Illegal migration and smuggling of migrants in Kosovo, publikuar në revistën shkencore “ECK” të Kolegjit Europian të Kosovës nr.2-3, 2016

13. Crime analysis: Organized crime, human trafficking  and migrant smuggling, publikuar në revistën shkencore “ECK” të Kolegjit Europian të Kosovës nr.6, 2017

14. “Format e shkresave ne procedurë penale” si bashkautor, publikuar nga Akademia e Drejtësisë (ish Instituti Gjyqësor i Kosovës) dhe GIZ, Prishtinë, 2017

15. Trafikimi i qenieve njerëzore” publikuar nga Kolegji Europian i Kosovës, Prishtinë 2017

16. Terrorism as a risk for the security of Kosovo, publikuar nga Institute of Knoëledge Management, International Journal,  Vol 43.5. Shkup, Dhjetor 2020

17  Contemporary juvenile crime in the republic of kosovo in the period 2015-2020, bashkëautor, publikuar ne  Journal of Positive School Psychology,  2022, Vol. 6, No. 2, 5890– 5902,  http://journalppë.com

 

Në Akademinë e Drejtësisë  nga viti 2008 deri ne vitin 2021, ka publikuar disa herë modulet:

- Trafikimi me njerëz

- Dëshmitarët në procedurën penale

- Zhvillimi i shkathtësive gjyqësore – bashkautor

- Kodi Penal-pjesa e veçantë-Veprat Penale kundër jetës dhe trupit, veprat penale kundër të drejtave në marrëdhëniet e punës dhe veprat penale kundër integritetit seksual

- Prokurori i shtetit, mbrojtësi, dëshmitari dhe i dëmtuari dhe i pandehuri si palë në procedurën penale

 

Pjesëmarrja ne konferenca shkencore:

1. Konferencë ndërkombëtare shkencore me titull: “Arsimi i lartë, masivizimi dhe sfidat e tij drejt integrimit evropian” -  tema e kumtesës "Instituti Gjyqësor i Kosovës", Tiranë, 2012
2. Konferencë ndërkombëtare shkencore me titull: “Efektet e rrezikut global ne vendet ne transit” - Titulli i kumtesës: "Trafikimi me qenie njerëzore ne kohen e globalizmit - me vështrim te posaçëm ne Kosove" , Pejë, 29-30 Maj 2013
3. Konferencë ndërkombëtare shkencore me titull: “100 vjet  të Drejtësisë dhe Doktrinës” -  Titulli i kumtesës: "Te drejtat e te dëmtuarve ne procedurën penale - aspekte krahasimore Kosove-Shqipëri", Tiranë, 09 Maj 2013
4. Konferencë ndërkombëtare shkencore me titull: “Ditët e studimeve shqiptare ” - Titulli i Kumtesës: "Mbrojtja e viktimave te trafikuara", Tiranë, 01-04 Maj 2014

  5.  The 4th International Conference On Social Sciences , titulli i kumtesës: “Preventing Human     Trafficking in the Ëestern Balkans - a Particular Revieë in Albania, Kosovo and Serbia”, 27 Shkurt 2015, Bukuresht, Rumani.
 6. The 4-th International Multidisciplinary Conference on Integrating Science in Neë Global Challenges, titulli i kumtesës: “The Rights of Injured Partiers in Criminal Procedure,

Comparative Aspects Albania – Kosovo”, 27-29 March 2015, Dobrovnik, Kroaci

 7. The 3rd Global Virtual Conference, titulli i kumtesës: Illegal migration and smuggling of migrants in Kosovo, Zilina, Slovaki, Prill, 6. - 10. 2015.

8. Konferencë shkencore “Menaxhimi i emergjencave  pararojë e zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe sigurisë së të ardhmes së saj – Punimi i prezantuar me temë  ”Terrorizmi dhe krimi i organizuar si rrezik për sigurinë e Kosovës”, 29 korrik 2017, Prishtine

9. Konferencë shkencore për Veçoritë e menaxhimit të emergjencave në kushtet e pandemisë Covid – 19 dhe rrugët e vendosjes së normalitetit, tema ” Infrastruktura ligjore në Kosovë për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse në kohë pandemie Covid – 19”,  Prishtinë, Kosovë, 10 Dhjetor 2020

10. International colloquium program of “HUMAN TRAFFICKING AND REFUGEE LAË” online held by the Justice Academy of Turkey in cooperation ëith Ministry of Foreign Affairs, Turkish Cooperation and Coordination Agency and South East European Cooperation Process (SEECP). 23-25 February 2021/Ankara, Turkey

11. 2 nd International Conference on Social Science, Management And Technology In Covid Era organized by Indian Academicians and Researchers Association in association ëith Institute for Scientific Research and Development (ISRD), Montenegro, Punimi i prezantuar me temë: Contemporary juvenile crime in the republic of Kosovo in the period 2015-2020, bashkautor, 19 December 2021.