Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 3 maj 2024  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur pesëdhjetetetë (58) aktakuza kundër gjashtëdhjetenëntë (69) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, për 48 orë janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe janë bërë njëmbëdhjetë (11) kërkesa për caktim të paraburgimit të gjashtëmbëdhjetë (16) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë (9) personave, si dhe ka ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza kundër pesëdhjetenëntë (59) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona, në dy raste të ndara, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur dy (2) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2)  personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

50 – 59

3 – 5

/

2 – 2

1 – 1

2 – 2

/

58 – 69

Ndalimet

/

2

1

3

/

1

/

2

9

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

5 – 9

2 – 3

/

/

2 – 2

/

2 – 2

11 – 16

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”. Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprave penale “Vrasje e rëndë” (në tentativë), “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, për shkak të veprës penale “Vrasja në tentativë”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza kundër pesëdhjetenëntë (59) personave, për këto vepra penale:

Katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Gjashtë (6) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi seksual”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se të dyshuarit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar tre (3) persona , në dy raste të ndara, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë - Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera) :

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur dy  (2) aktakuza kundër 2 (dy)  personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë“.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona  në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”. 

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi,  për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Dhunimi”. 

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi,  për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Kanosja” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje”.  


Shkarko raportin 24 orësh