Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 2 maj 2024  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë, njëzetetre (23) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, për veprat penale “Dhunë në familje”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Ndalimet

/

15

3

2

/

3

/

/

23

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

2 – 2

/

/

/

/

2 – 2

/

4 – 4

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Vjedhja”, dy (2) persona, në raste ndaras, për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, një (1) person për veprën penale “Kanosja”, një (1) person për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe tre (3) persona për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, për veprat penale “Dhunë në familje”.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë - Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tri (3) raste të ndara për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.               


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të veprave penale “Lëndimi i lehtë trupor (dhuna në familje)“ dhe në rastin tjetër për veprën penale  “Sulmi ndaj personit zyrtar“.

 


Shkarko raportin 24 orësh