Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 30 prill 2024  – Prokurori i Shtetit, njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Speciale dhe prokuroritë themelore janë ngritur njëqind e dhjetë (110) aktakuza kundër njëqind e dyzet (140) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orës, shtatëmbëdhjetë (17) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër trembëdhjetë (13) të pandehurve me inicialet H.H., B.H., H.Z., Sh.S., S.K.,B.L., R.K., K.B., G.Gj., D.R., O.B., B.K dhe H.B.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona dhe ka ngritur tridhjeteshtatë (37) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzet e pesë (25) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit janë  ndaluar gjashtë (6) person për vepra të ndryshe  penale dhe janë ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë  (6) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për katër (4) persona, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuzë kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet e një (21) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

1 – 13

37 – 42

20 – 25

6 – 6

22 – 24

1 – 1

6 – 8

17 – 21

110 – 140

Ndalimet

/

7

2

6

/

1

1

/

17

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

/

3 – 3

/

/

1 – 1

1 – 4

/

5 – 8

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Aktakuzat:

Prokuroria Speciale, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër trembëdhjetë (13) të pandehurve me inicialet H.H., B.H., H.Z., Sh.S., S.K.,B.L., R.K., K.B., G.Gj., D.R., O.B., B.K dhe H.B., akuzohen se kanë kryer veprën penale ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’’ nga neni 364 par 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të KPRK-së, si dhe veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së.


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) person për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja e rëndë”, një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” dhe tre (3) persona, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vjedhja e pyllit”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tridhjeteshtatë (37) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave, për këto vepra penale:

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”. Po ashtu, nga ky departament është ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit në tri raste të ndara. Dy (2) kërkesa kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) kërkesë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzet e pesë (25) personave, për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Sulmi”, “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Vjedhja e rëndë” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi seksual”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit janë  ndaluar gjashtë (6) person për vepra të ndryshe  penale . Pesë (5) persona janë ndaluar për veprën penale “Lëndim  i lehtë trupor” dhe një (1) person për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes se detyrës zyrtare”.

Aktakuzat:

Një (1) aktakuzë, kundër një  (1) personi  për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”   ;

Një (1) aktakuzë, kundër një  (1) personi  për veprat penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” dhe veprën penale " Sulmi"

Një (1) aktakuzë, kundër një  (1) personi  për veprën penale  “Shmangia e tarifave doganore”

Një (1) aktakuzë, kundër një  (1) personi  për veprën penale  “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”

Një (1) aktakuzë, kundër një  (1) personi  për veprën penale  “Mbajtja në pronësi, kontroll e paautorizuar e armëve”

Një (1) aktakuzë, kundër një  (1) personi  për veprën penale  “Vjedhje”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave, për këto vepra penale:

Dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë - Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor“.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për katër  (4) persona, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor“.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur gjashtë (6) aktakuzë kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër tre (3)  personave, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge“,

Tre  (3) aktakuzë kundër katër (4)  personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, për veprën penale “Kanosja“.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet e një (21) personave për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave  për veprën penale “Vjedhja e pyllit”, 

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave  për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave  për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, 

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” ,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave  për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave  për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.


Shkarko raportin 24 orësh