Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 29 prill 2024  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndalur njëzetenjë (21) persona, si dhe kanë bërë gjashtë (6) kërkesa kundër gjashtë (6) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dhjetë (10) persona dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, në tri raste të ndara. 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhunë në familje” dhe është parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprat penale “Degradimi i integritetit seksual”, “Detyrimi” dhe “Prezantimi i rrejshëm i personit zyrtar”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar shtatë (7) persona, katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe tre (3) të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Ndalimet

/

10

3

1

/

7

/

/

21

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

1 – 1

/

1 – 1

/

/

3 – 3  

1 – 1

6 – 6

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në raste ndaras, për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një (1) person për veprën penale “Sulmi”, një (1) person për veprat penale “Kanosja” dhe “Ngacmimi”, si dhe pesë (5) persona, të dyshuar në kryerjen e veprave penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar në tri raste të ndara. Dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit se secili veç e veç ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, si dhe një (1) person për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhunë në familje” .

Kërkesat për paraburgim apo masat tjera :

Prokuroria Themelore në Pejë, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprat penale “Degradimi i integritetit seksual”, “Detyrimi” dhe “Prezantimi i rrejshëm i personit zyrtar”.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë - Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”, si dhe një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë.

Ndërsa Departamenti për të Mitur, ka ndaluar tre (3) të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy  (2) persona, për veprën penale  “Grabitja“, si dhe  një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprën penale Dhënia e ryshfetit.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale “Vrasje në tentativë”, “Shkaktimi i i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Shkarko raportin 24 orësh