Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit
Prishtinë, 21 Prill 2024 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar nëntëmbëdhjetë (19) persona, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj tre (3) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tetë (8) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj tre (3) personave.
Prokuroria Themelore në Prizren, urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person të mitur dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë |
Prokuroria Speciale |
Prishtinë |
Prizren |
Pejë |
Gjilan |
Gjakovë |
Mitrovicë |
Ferizaj |
Total: |
Aktakuzat personat |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
Ndalimet |
- |
8 |
4 |
6 |
- |
- |
- |
1 |
19 |
Paraburgimet: kërkesat - personat |
- |
2-4 |
- |
- |
- |
- |
- |
2-2 |
4-6 |
Bastisjet |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
Sekuestrimet |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona për veprën penale “Kanosja”, dy (2) persona, në raste ndaras, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person për veprën penale “Ngacmimi seksual” dhe një (1) person për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Ngacmimi seksual” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Kanosja”.
Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona të dyshuar, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.
Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar.
Në dy raste të ndara, në njërin rast janë ndaluar dy (2) persona, kurse në tjetrin rast katër (4) persona, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Prokuroria Themelore Ferizaj
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të mitur në kohëzgjatje prej 24-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasje në tentativë”.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Vrasje e rëndë”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të mitur për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Vrasje në tentativë”.
Shkarko raportin 24 orësh