Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 16 Prill 2024  – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetedy (42) aktakuza kundër pesëdhjetetre (53) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj katër (4) personave, si dhe ka ngritur trembëdhjetë  (13) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka ndaluar tre (3) të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në tre raste të ndara, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

13-18

7-7

-

1-1

10-13

9-11

2-3

42-53

Ndalimet

-

3

-

2

-

5

-

3

13

Paraburgimet:

kërkesat - personat

-

3-6

1-1

-

-

-

-

1-1

5-8

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale  “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj katër (4) personave, për shkak të veprave penale “Kanosja”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë  (13) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprat penale “Vjedhja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.


Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i  trafikut publik” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

 


Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë - Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Ngacmimi seksual”.

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprave penale “Vrasje në tentative”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Ndërsa Departamenti për të Mitur, ka ndaluar tre (3) të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasje në gjendje të paaftë apo të dehur”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor në bashkëkryerje”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor në bashkëkryerje” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Tri (3) aktakuza kundër tre (3)  personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit“,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2)  personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge “,

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, për veprën penale Kanosja“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, për veprën penale “Ngacmimi“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, për veprën penale Sulmi“,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2)  personave, për veprat penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve  të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprave penale “Dhënia e ryshfetit” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

 Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale  “Vjedhja e rëndë” dhe një (1) person tjetër në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.    

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.


Shkarko raportin 24 orësh