Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit
Prishtinë, 15 Prill 2024 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë (9) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë |
Prokuroria Speciale |
Prishtinë |
Prizren |
Pejë |
Gjilan |
Gjakovë |
Mitrovicë |
Ferizaj |
Total: |
Aktakuzat personat |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
Ndalimet |
- |
9 |
1 |
- |
- |
1 |
- |
- |
11 |
Paraburgimet: kërkesat - personat |
- |
1-3 |
1-1 |
- |
- |
- |
- |
- |
2-4 |
Bastisjet |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
Sekuestrimet |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, një (1) person për veprën penale “Kanosja”, dy (2) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një (1) person për veprën penale “Sulmi” dhe katër (4) persona për veprat penale “Lëndimi trupor”, “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, për shkak të veprave penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”sipas KPRK-së.
Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë - Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Shkarko raportin 24 orësh