Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet konferenca dyditore e forumeve rajonale të gjyqtareve dhe prokuroreve

Prishtinë, 14 qershor 2022 - Në konferencën dyditore të organizuar në Tiranë, me iniciativë të Forumit të Gjyqtareve dhe Prokuroreve të Kosovës dhe në bashkëpunim me UNDP-në, morën pjesë 43 gjyqtare dhe prokurore nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.  

Më ketë rast, gjyqtaret dhe prokuroret nga të tre vendet vlerësuan lartë rëndësinë e një organizimi të tillë që do të shërbejë si nismë e një bashkëpunimi afatgjatë për të fuqizuar pozitën e grave në sistemin gjyqësor dhe prokurorial, si dhe për t’u angazhuar në ngritjen e efikasitetit të drejtësisë për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.

Forumet e këtyre tre shteteve  u pajtuan që në aktivitetet e identifikuara të rëndësisë së përbashkët, siç janë rastet e shtuara të dhunës në familje dhe rasteve të përdorimit të substancave narkotike, të vazhdojë bashkëpunimi për t’i shkëmbyer përvojat dhe praktikat më të mira për vetëdijesimin institucional dhe të shoqërisë për trajtimin dhe parandalimin e këtyre fenomeneve negative që janë vazhdimisht në rritje. 

Në përmbyllje të këtij evenimenti, u tha se kjo konferencë e bashkëpunimit rajonal është një ndër aktivitetet e çmuara dhe me interes për sistemet rajonale gjyqësore dhe prokuroriale.