Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kërkohet paraburgim ndaj një personi për rastin e mashtrimit të qindra qytetarëve

Prishtinë, 14 shkurt 2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë, konkretisht Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesëpër caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore nëPrishtinë, ndaj të pandehurit Sh.C., në drejtim të veprave penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili me urdhër tëprokurorit të shtetit, fillimisht është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale tëlartcekura.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se Sh.C., nga data 12.09.2019 e deri në muajin shtator 2021, në Agjencinë “BCD Travel”, për të cilin rast prokuroria ka njoftuar opinionin publik, i njëjti në bashkëkryerje me disa persona kanë mashtruar mbi 420 persona, tani të dëmtuarit, në atë mënyrë që duke përdorur dokumente të falsifikuara kanë hapur agjencinë e lartcekur, kështu duke  i mashtruar të dëmtuarit kinse për t’ju siguruar viza pune për në shtetet perëndimore dhe skandinave, për të cilat shërbime të aplikimit përmes kontratave të pavërteta, tëdëmtuarit kanë paguar shuma të caktuara të parave me premtimin se do t’i marrin vizat, mirëpo pas përpjekjeve për tëkontaktuar me personat përgjegjës, të pandehurit nuk janëlajmëruar, me ç’ rast të dëmtuarve ju kanë shkaktuar dëm material.

Deri më tani, në këtë çështje penale janë të dëmtuar mbi 420 persona, si dhe është shkaktuar dëmi në vlerë mbi 500.000 euro.

Prokurori i çështjes është duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore dhe trajtimin e rastit në fjalë, pasi synimi kryesor është luftimi i suksesshëm i krimit dhe sigurimi i sundimit të ligjit, si dhe mos të bien pre e mashtrimeve të tilla qytetarët e Republikës së Kosovës.