Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryesuesi Maloku takohet me delegacionin e Komisionit të Venecias

Prishtinë, 9 shkurt 2022 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku dhe Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, si dhe Prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Bahri Hyseni, morën pjesë në takimin me delegacionin e raportuesve të Komisionit të Venecias për procesin e vetingut në Kosovë, Pere Vilanova, Cesare Pinelli dhe Grainne McMorrow.

Rrjedhimisht, në ketë takim, pati diskutime të frytshme për draftin e Konceptdokumentit për zhvillimin e procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë.

Gjithashtu, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku, ka informuar delegacionin për qëndrimin e sistemit prokurorial për procesin e vetingut, me ç’rast ka thënë se KPK-ja dhe sistemi prokurorial i Kosovës mbeten të përkushtuara për të punuar në drejtim të zbatimit të plotë të Strategjisë së Sundimit të Ligjit, e cila ruan pavarësinë institucionale dhe synon të avancojë forcimin e sundimit të ligjit.

Po ashtu kishte edhe pyetje dhe përgjigje të dyanshme, me ç’rast ato u adresuan nga raportuesit e Komisonit të Venecias për konceptdokumentin dhe nga ana e përfaqësuesve të tjerë.