Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prezantohet projekti regjional i Ambasadës Britanike për mbështetjen e sistemit prokurorial kundër krimit të organizuar

Prishtinë, 9 shkurt 2021 – Zëvendëskryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Veton Shabani, ka pritur në takim udhëheqësin e projektit regjional për krim të organizuar të Ambasadës Britanike në Prishtinë, Chris Marshall.

Në fillim të takimit, Zëvendëskryesuesi Shabani, ka falënderuar z. Marshall për vizitën dhe interesimin e tij për të mbështetur sistemin prokurorial të Kosovës, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar po jep për sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Në këtë takim, Udhëheqësi i këtij projekti, z. Marshall, ka prezantuar Projektin regjional për krim serioz dhe krim të organizuar, fazat e këtij projekti dhe fushat ku do të mbështetet sistemi prokurorial.

Zëvendëskryesuesi Shabani ka prezantuar politikat e Këshilit Prokurorial të Kosovës për luftë kundër krimin e organizuar dhe krimeve të tjera.

Bashkëbiseduesit u pajtuan për koordinimin dhe komunikimin e rregullt, me qëllim të implementim të këtij projekti.