Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Miratohet Plani i punës për vitin 2022 i Komisionit për Administrimin e Prokurorive

Prishtinë, 7 shkurt 2022 -  Komisioni për Administrimin e Prokurorive ka mbajtur takimin e tij të radhës, i kryesuar nga Veton Shabani, me ç’rast janë shqyrtuar një sërë pikash të rendit të ditës.

Fillimisht është prezantuar Raporti i punës së Komisionit për vitin 2021, raport ky, i cili është miratuar dhe është diskutuar Plani i punës së Komisionit për vitin 2022, me ç’rast pas dhënies së rekomandimeve dhe komenteve, edhe ky Plan është miratuar me plotësim-ndryshime.

Gjithashtu, anëtarët e Komisionit, u njoftuan për takimin e Zëvendëskryesuesit të KPK-së, njëherësh Kryesues të Komisionit për Administrim të Prokurorive me Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës për avancimin e ndërlidhjes për shkëmbimin elektronik të të dhënave, me ç’rast është prezantuar Raporti i zbatimit të shkëmbimit elektronik dhe hapat e ardhshëm për zbatimin e Planit të ndërlidhjes për shkëmbimin elektronik të të dhënave ndërmjet prokurorive dhe Policisë së Kosovës.