Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryesuesi i KPK-së priti në takim Rektorin e Universitetit të Pejës

Prishtinë, 4 shkurt 2021 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, ka pritur në takim Rektorin e Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”, Prof. dr. Armand Krasniqi, i cili shoqërohej nga Dekani i Fakultetit Juridik të këtij universiteti, Prof. asoc. Avdullah Robaj.

Temë diskutimi ishte krijimi i bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, veçanërisht për   shkëmbimin e përvojave profesionale për sistemin e drejtësisë penale në Republikën e Kosovës.

Gjatë këtij takimi është arritur pajtimi për përgatitjen e një memorandumi të bashkëpunimit, përmes të cilit, studentët e Fakultetit Juridik do të përfitonin nga mundësia e punës praktike profesionale dhe do të krijohej mundësia e bashkëpunimit për organizimin e seminareve dhe simpoziumeve të përbashkëta profesionale.

Gjithashtu, në ketë takim, u tha së përfaqësues të sistemit prokurorial të Kosovës do të mbajnë ligjërata sipas nevojës në cilësinë e ligjëruesve mysafirë në këtë institucion akademik.