Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i radhës i Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel

Prishtinë, 3 shkurt 2021 – Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i KPK-së, i udhëhequr nga prokurorja Ariana Shajkovci, ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin janë diskutuar pikat e parapara me agjendë.

Gjatë takimit të sotëm, Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel ka shqyrtuar draftin e Planit të punës së Komisionit dhe është njoftuar me Buxhetin e vitit 2022, sipas programeve dhe kategorive ekonomike, sidomos për projektet kapitale, të ndara me Ligjin e Buxhetit dhe ndryshimet me nenin 9 të Ligjit për Buxhetin e vitit 2022.

Gjithashtu është shqyrtuar dhe aprovuar dhe Plani i personelit për sistemin prokurorial, në veçanti, për shpërndarjen e 50 pozitave të reja për bashkëpunëtorë profesionalë, të ndara me Ligjin e Buxhetit për vitin 2022.

Në përfundim të takimit është shqyrtuar dhe aprovuar edhe Raporti financiar për vitin 2021, sipas programeve dhe kategorive ekonomike.