Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Identifikohet edhe një laborator për përpunimin e substancave narkotike, ndalohen dy persona të dyshuar dhe sekuestrohen rreth 700 bimë të llojit kanabis

Prishtinë, 16 dhjetor 2021– Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, ju njofton se ka udhëhequr sot një aksion në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, ashtu që me aprovim të gjykatës kompetente, nga bastisja e kryer në Shkabaj të komunës së Obiliqit, në bodrumin e shtëpisë e të dyshuarit është identifikuar një laborator për prodhimin e substancave narkotike dhe janë gjetur e sekuestruar rreth 700 bimë narkotike të gjatësisë mbi 2m, të llojit kanabis.

 

Në këtë çështje penale, prokurori i shtetit ka aplikuar masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit, me ç’ rast me aktvendim të njëjtit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve dy (2) persona të dyshuar, për shkak të veprës penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, nga neni 272 lidhur me nenin 275 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

Ndaj të dyshuarve, prokurori i shtetit do t’i ndërmerr veprimet e mëtejme procedurale.