Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Ndalohet një person i dyshuar për ngacmim ndaj Ambasadores së Luksemburgut në Kosovë

Prishtinë, 11 nëntor 2021– Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet E.H., pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”, nga neni 182 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I dyshuari i lartcekur, më 10.11.2021, gjatë qarkullimit në trafikun rrugor në Prishtinë, ka shfaqur sjellje të padëshirueshme të ngacmimit ndaj Ambasadores së Luksemburgut në Kosovë.

Ndaj të njëjtit, do të ndërmerren veprime të mëtejme procedurale.