Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Fjalimi i Ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, me rastin e mbajtjes së Konferencës Vjetore të Prokurorëve (VIDEO)

Përshëndetje për Shkëlqesitë  dhe kolegët

Shkëlqesia juaj kryeprokuror I shtetit z. Aleksandër Lumezi

Shkëlqesia juaj ushtruese e detyrës se presidentit te Kosovës znj. Vjosa Osmani

Shkëlqesia juaj ambasadori I Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë z. Philip Kosnett

Shkëlqesia juaj ambasador, Shef i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë / përfaqësues special I BE-së z. Tomas SZUNYOG  

Shkëlqesia juaj , ambasador I mbretërisë së Holandës në Kosovë , znj. Carin Lobbezoo,

Shkëlqesia juaj ministër në detyrë I drejtësisë Selim Selimi.

Është kënaqësi për mua që të flas në këtë Konferencë Vjetore të Prokurorëve

Zvicra mbështet Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit që nga viti 2016

Megjithatë ne kemi filluar të mbështesim përpjekjet anti-korrupsion përmes UNDP-së udhëhequr nga projekti SAEK në 2012.

Mbështetja jonë ka qenë gjithmonë e drejtuar nga  tri pika kyçe :

  • Së pari, mbrojtja dhe përparimi i sundimit të ligjit në Kosovë kërkon institucione të forta, profesionale dhe të pavarura.
  • Së dyti, korrupsioni pengon zhvillimin, ndikon negativisht në tregun e punës dhe anon pasurinë në favor të disave.
  • Së treti, të gjithë në Kosovë duhet të zbatojnë  ligjin, askush nuk është mbi ligjin.

Zvicra është përpjekur në mënyre sistematike të fuqizoj qytetarët dhe të përmirësoj qasjen ne informata. Që nga viti i fundit, ne gjithashtu kemi filluar të fokusohemi në konfiskimin dhe kthimin e pasurisë së vjedhur, dhe së fundi kthimin e kësaj pasurie atyre që u takon- qytetarëve te Kosovës.

Zvicra beson se nënshkrimi I Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Z.Lumezi dhe Institutit të Bazelit per Qeverisje do të ndihmoj në përmirësimin e kapaciteteve hetuese të Kosovës.

Zvicra gjithashtu ka kënaqësinë të mbështes themelimin e platformës së re elektronike që do të lejoj identifikimin automatik te mospërputhjes në mes të ardhurave dhe pasurisë së dikujt. Kjo platformë do të përdoret për të mbështetur hetimet që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, shpëlarjen ë parasë dhe konfiskimin e pasurisë se fituar në mënyrë të jashtëligjshme.

Do të doja të lavdëroj z.Lumezi për këtë iniciativë dhe për udhëheqjen e tij në këtë përpjekje.

Zvicra mbetet e përkushtuar të mbështes ndjekjen penale të akteve kriminale në Kosovë dhe presim me padurim të forcojmë bashkëpunimin.

Faleminderit për vëmendjen.