Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

U inaugurua ndërtesa e Prokurorisë së Qarkut në Prizren

Prizren, 10 shkurt 2011 –  Në prani të shumë mysafirëve vendës dhe ndërkombëtar kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi dhe u.d. sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Sylejman Sopa bënë sot inaugurimin e ndërtesës së re të Prokurorisë së Qarkut dhe asaj Komunale në Prizren.

Me këtë rast kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi duke i përshëndetur të pranishmit  tha se Prokuroria e Shtetit vazhdimisht është duke u angazhuar për krijimin e kushteve sa më të mira të punës për të gjitha prokuroritë dhe tani dhe shprehu besimin e tij se edhe me funksionimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, do të përmirësohen kushtet për punë më efektive të prokurorëve.

Edhe ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë, Sylejman Sopa theksoi se ky është njëri prej projekteve më të rëndësishëm për një segment të ndieshmëm, siç është prokuroria, ku me këtë rast janë krijuar hapësira të mira për punë për këtë institucion.

Inaugurimin e këtij objekti e përshëndeti edhe kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.

Ndërtesa e Prokurorisë së Qarkut në Prizren është financuar nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, dhe ka kushtuar afër 1 milion euro, kurse punimet i ka kryer kompania ”Getoari”.

Në këtë ndërtesë përveç Prokurorisë së Qarkut dhe asaj Komunale në Prizren janë të vendosura edhe Qendra Regjionale e Shërbimit Sprovues të Kosovës dhe Zyra Regjionale për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave.